Përditësohen çmimet e
punimeve dhe materialeve

Përditësohen çmimet e<br />punimeve dhe materialeve
TIRANE - Pak javë pas nisjes së punës për hartimin e buxhetit të vitit 2014, qeveria ka miratuar vendimin për përditësimin e çmimeve të punimeve dhe materialeve të ndërtimit. Përcaktimi i çmimeve të referencës për sektorin e ndërtimit, bazuar mbi studimin e tregut real, do të shërbejë edhe si e dhënë për planifikimet vjetore të të ardhurave nga taksat mbi infrastrukturën, ashtu edhe për përcaktimin e buxheteve për objektet që do të ndërtohen.

Referuar vendimit të qeverisë, tashmë nuk do të jetë me Instituti i Statistikave që do të hetojë në treg për çmimet e punimeve dhe materialeve të ndërtimit, por do të jetë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Kjo e fundit, pas analizimit tremujor të tregut, do t’i dërgojë Ministrisë së Punëve Publike dhe Ministrisë së Financave çmimet e zërave të punimeve dhe të materialeve të ndërtimit në mënyrë që të shërbejnë si orientim për planifikimin e buxhetit.

Në studimin më të fundit për çmimet e referencës në sektorin e ndërtimit janë përfshirë kostoja e më shumë se 200 llojeve të materialeve të ndërtimit dhe kostoja e më shumë se 2500 shërbimeve që ofrohen në këtë sektor.
Aplikimi i çmimeve të referencës për sektorin e ndërtimit nisi në vitin 2010.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 02.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Himarë/ Plagosi me thikë burrin e motrës, arrestohet 27-vjeçari

Himarë/ Plagosi me thikë burrin e motrës, arrestohet 27-vjeçari