Janë të rralla rastet kur persona të ndryshëm denoncojnë veten e tyre në polici. Por akoma më të rralla janë rastet kur ministra ose funksionarë të lartë të shtetit, denoncojnë veten e tyre në polici.
Një rast i rrallë është shënuar në New Wales të Australisë, ku ministri i Brendshëm Troy Grant, ka denoncuar veten në polici. Sipas mediave të huaja, shkak është bërë përdorimi i telefonit gjatë kohës që drejtonte makinën.
Ministri, Grant, në mes të trafikut, siç ndodh jo rrallë herë, ka vendosur të fotografojë trafikun e dendur, dhe më pas ka publikuar foton në Twitter. Por pas kësaj, kishte mësuar se e priste një gjobë prej 250 dollarësh.
“Unë nuk e dija se ishte e paligjshme. Kjo shërben si kujtesë se askush nuk mund të jetë mbi ligjin edhe nëse ju jeni ministër i Brendshëm”,-mësohet të ketë thënë ministri.

(Troy Grant)
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com