Përdorimi i alkoolit e duhanit
bashkë dëmtojnë rëndë trurin

Përdorimi i alkoolit e duhanit <br />bashkë dëmtojnë rëndë trurin
SHBA - Njerëzit që konsumojnë duhan para se të pijnë alkool kanë më shumë mundësi të përjetojnë efekte dhe simptoma më të forta sesa ata që nuk pinë duhan. Tymi i cigareve përmban acetaldehid kimike, e cila është e pranishme edhe në alkool. Hulumtuesit sugjerojnë se nikotina në cigare mund të ketë një efekt negativ në sistemin nervor.

Për këdo që ka konsumuar një ose më shumë pije në një natë të kaluar jashtë, të nesërmen në mëngjes i shfaqen simptomat të tipit: gojë e thatë, kokë e rënduar dhe të përziera. Por tani shkencëtarët thonë se pas dehjes mund të ndjeheni në tërësi shumë më keq nëse pini edhe duhan.

Një ekip i shkencëtarëve nga “Universiteti Brown” në SHBA zbuloi se ky efekt ishte për shkak se duhanpirësit konsumojnë shumë alkool. Autori i studimit, Dr Damaris Rohsenow tha se me të njëjtin numër pijesh, njerëzit që konsumojnë duhan më shumë në ditë kanë mundësi më të mëdha që të kenë efekte më të rënda pas pijes.

Ekipi i doktor Rohsenow ka kryer kontrolle për faktorët e tjerë, pasi disa nxënës kanë raportuar përdorimin e drogës vitin e kaluar. Pirja e duhani është i lidhur me një rrezik në rritje dhe shtim të dhimbjes së kokës, në krahasim me ata që nuk konsumojnë duhan.
Duke iu referuar kërkimeve për kancerin, tymi i duhanit përmban acetaldehid kimike e cila formohet edhe në indet tona kur pimë alkool dhe është përgjegjëse për shumë simptoma dhe efekte të këqija pas pijes.

Dr. Rohsenow tha se hulumtimi i kryer në internet tek 113 studentët e universitetit ka treguar se receptorët e nikotinës në tru janë të lidhura me nëvojën tonë për të konsumuar alkool. Për shembull, pirja e duhanit dhe pijet në të njëjtën kohë nxit çlirimin e dopaminës kimike. Pra, fakti që nikotina dhe alkoolit janë të lidhura në tru mund të shpjegojë pse pirja e duhanit është e lidhur edhe me efektet pas pijes.


Në përgjithësi kur studentët pinë shumë, rreth 5 ose 6 kanaçe birrë për një orë, ata të cilët kishin pirë më shumë cigare në të njëjtën ditë kishin shanset më të larta të vuanin efektet e keqija të dehjes, të nesërmen në mëngjes.

Doktor Rohsenow këshillon që të shmanget përdorimi i tepërt i alkoolit dhe i duhani bashkë pasi sjell pasoja të rënda në tru, deri në humbje të lehta kujtese. Sipas doktorit mirë është të mos pish pije alkoolike me stomak bosh, të shmangësh përzierjet e pijeve me ngjyrë sepse përmbajnë kimikate të cilat irritojë enët e gjakut dhe indeve në tru. Gjithashtu këshillohet të konsumohet ujë në mes të pijeve alkoolike, por edhe para se të fleme gjumë apo gjatë natës, në mënyrë që të shmangim tharjen e gojës dhe shijen e keqe pas dehjes kur të zgjohemi në mëngjes.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga