Përdorimi i celularit në publik ka
ndryshuar mënyrën si ecim, ja pse

Përdorimi i celularit në publik ka<br />ndryshuar mënyrën si ecim, ja pse
Të shikosh njerëz me kokën ulur që shkojnë ekranin  celularit dhe shkruajnë gjithë kohës është normë tashmë. Dhe sigurisht që faji është vetëm i joni.
 
Rreziqet që shkakton mungesa e vëmendjes pѱr shkak të përkushtimit ndaj celularit janë të qarta.  Por tashmë është zbuluar se kjo mani ka edhe një efekt anësor në ecjen tonë.
 
Të ecurit duke shkruar në celular jo vetëm na ka bërë më anti-social por ka ndryshuar edhe mënyrën tonë të të ecurit.
 
Në hulumtimin e bërë nga universiteti i Delaware kanë marrë pjesë 22 vullnetarë të cilët duhet të telefononin dikë për një periudhë 2-minutëshe ndërsa ishin duke ecur.
 
Pasi janë studiuar me imtësi ecja dhe intensiteti i lëvizjes së gjymtyrëve u dol në përfundimin se gjatë kohës se e kemi fokusin te celulari në bëjmë hapa të çuditshëm dhe të ekzagjeruar.
 
Sipas hulumtimit kjo ndodh sepse vetëdija ndaj rrezikut duke qenë se e neglizhojmë është më e madhe se në rastet kur nuk kemi celular në dorë dhe mund të shikojmë gjithçka që ndodh rrotull.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois