Përdorimi i tepërt i paracetamolit
tek fëmijët rrit rrezikun e astmës

Përdorimi i tepërt i paracetamolit <br />tek fëmijët rrit rrezikun e astmës
DANIMARKE - Nga kërkimet e bëra kohët e fundit, zbulohet se dhënia e Calpol dhe lloje të tjera të paracetamolit tek foshnjet, ka shumë mundësi që të zhvillojë astmën para se ata të shkojnë në shkollë.

Studimi më i fundit nga Danimarka shton prova në rritje të një lidhje mes qetësuesve dhe astmës, pasi në hulumtimet e mëparshme tek të rriturit dhe foshnjet sugjerohet se përdorimi i tepërt i qetësuesve mund të rrisë rrezikun sëmundjes.

Shkencëtarët besojnë se paracetamoli mund të shkaktojë ndryshime në trup, duke i bërë fëmijët më të prekshëm nga inflamacioni dhe alergjitë.

Studimi i publikuar në gazetën “Alergjia dhe Imunologjia Klinike” thotë se paracetamoli nuk është provuar më parë nëse mund të shkaktojë astmë.

Studiuesi Hans Bisgaard, profesor i pediatrisë në Universitetin e Kopenhagnit, këshillon prindërit që të përdorin “drogën” vetëm kur është e nevojshme, në rastet kur fëmija ka ethe dhe temperaturë.

“Do të doja të theksoja që përdorimi i kësaj droge është vërtet e dobishme, vetëm në rrethana të përshtatshme”, shprehet profesor Bisgaard.

Studimi përfshiu 336 fëmijë, të cilët janë ndjekur që nga lindja deri në moshën 7-vjeçare. Të gjithë e kishin nënën me astmë, gjë e cila i vinte fëmijët në rrezik për rritjen e sëmundjes për mushkëritë e tyre. Në përgjithësi 19 % e fëmijëve kishin simptoma të astmës në moshën 3-vjeçare, pasi paraqisnin probleme të përsëritura në frymëmarrje ose kollitje.

Ekipi kërkimor i profesor Bisggard zbuloi se rreziku në përgjithësi rritej më shpesh tek femijët që u jepej paracetamol, ose siç njihet si acetaminophen që në vitin e parë të jetës së tyre.

Hulumtuesit thanë se fëmijët me astmë kanë tendencë për të marrë infeksione më të rënda të frymëmarrjes dhe si rezultat i kësaj atyre mund t’i jenë dhënë më shumë medikamente.

Një studim i fundit zbuloi se fëmijëve të cilët u janë dhënë medikamente të tjera të përbashkëta, duke përfshirë ibuprofen dhe naproxen, gjithashtu kishin një rrezik astme në rritje.

"Ne mendojmë se është shumë herët për të përfunduar një lidhje me shkakun e kësaj çështje, por rezultatet duhet të nxisin kërkime të mëtejshme në një mekanizëm bindës biologjik”, shprehën studiuesit.

Një studim ndërkombëtar, duke iu referuar 300.000 të rinj në 50 vende gjeti se përdoruesit e paracetamolit kishin më shumë gjasa të vuajnë nga ekzema, çrregullime të lëkurës dhe alergji të hundës.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë