Një 47-vjeçar është ekstraduar nga Milano pasi Gjykata e Lushnjës në prill të 2014 ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzim prostitucioni dhe “Mbajtje e lokaleve për prostitucion”.
  
Dejvi Shkrela, banues në Fier ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas policisë në datën 30.03.2014 në Ardenicë-Fier është kryer një operacion kundër prostitucionit.
 
Shkrela punësonte në lokalin e tij femrat si kamariere, ku dy prej kamariereve, gjatë ushtrimit të detyrës shpeshherë kryenin marrëdhënie seksuale me klientë të ndryshëm kundrejt shpërblimit.

Nga lekët që merrnin për çdo klient duhet t’i jepnin Dejvit Shkrelës shumën 500 lekësh. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
 
 

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)