Një bodybuilder femër ka përjetuar makthin më të keq që ka përjetuar një grua. Nga përdorimi i një steroidi të quajtur 'Trenbolone' 28-vjeçarja kishte filluar të kthehej pak nga pak në një burrë. Në fytyrën e saj kishin filluar të dilni qime të vogla dhe t'i zhvillohej organi gjenital mashkullor në masë të vogël.

Gruaja tashmë e kthyer në burrë fajëson përdorimin e drograve për këtë shndërrim të trupit të saj. Sipas saj, fillimisht ajo filloi të ndiqte seanca vallëzimi dhe më pas filloi të merrej me palestër.

28-vjeçarja ishte e fiksuar të kishte trup dhe krahë me muskuj, kështu që filloi të blente steroide online. "Filluan të më dilnin qimet e para në fytyrë dhe zëri filloi të më bëhej më i trashë.

Gjithashtu edhe periodat më ndaluan. Fillova të rruhesha për të mbuluar qimet e fytyrës. Gjithçka filloi gradualisht", thotë 28-vjeçarja. Ajo shtoi gjithashtu se tani tërheq më shumë vëmendjen e njerëzve, por shumë pak prej tyre e shikojnë atë si një femër tërheqëse.

Përsa i përket organit të saj gjenital mashkullor,  sipas saj, organi është rritur rreth 1 inch dhe kjo është gjëja që e trondit më shumë.

(v.gj/shqiptarja.com)