Përfaqësuesit e BE-së në Kosovë
të shqetësuar për incidentet në veri

Përfaqësuesit e BE-së në Kosovë<br />të shqetësuar për incidentet në veri
Përfaqësuesja e Posaçme e Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolova, shefja e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou dhe shefi i Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet e 11 qershorit, Alojz Peterle, kanë shprehur shqetësimin rreth incidenteve dhe kërcënimeve dhe presionit që po ndodhin në pjesën veriore të Kosovës, në kohën e fushatës zgjedhore.

"Ne përsërisim nevojën që të gjithë aktorët politikë të përmbahen nga praktikat që janë në kundërshtim me parimet demokratike dhe në mënyrë të përpiktë ta respektojnë ligjin”, thuhet në deklaratën e përbashkët të përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.

“Për ne, e drejta e Kosovës për të zgjedhur udhëheqësit e saj, pa frikë apo ndërhyrje, është një parim i shenjtë. Çdo gjë më pak se kjo nuk paraqet demokracinë që njerëzit në Kosovë e presin dhe e meritojnë”, përfundon deklarata.

Reagimet e zyrtarëve të BE-së kanë pasuar disa incidente në veri të Kosovës ndërmjet përfaqësuesve politik serbë.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Si sot e 33 vite më parë aty ishin 20 mijë prej nesh!

Si sot e 33 vite më parë aty ishin 20 mijë prej nesh!