Tashmë është provuar si kudo, edhe në Shqipëri, se shumica e sjelljeve kriminale janë në përgjithësi të orientuara drejt përfitimit ekonomiko-fimnanciar. Sigurisht, duke përjashtuar ato sjellje të kundërligjshme, që në bazë të tyre kanë probleme të personalitetit të autor/it/ve, ose arsye emotive jo racionale. Por, sidoqoftë, krimineli do të ishte i ndjeshëm, edhe ndaj përfitimit, edhe ndaj kostove dhe pasojave të sjelljes së tij. Dhe kjo e bën atë që shpesh herë dhe gjitnjë e më tepër të veprojë në marrëdhënie bashkëpunimi, duke ndarë detyrat, kapërcyer kufijtë e barrierave, fshehur gjurmët, lehtësuar kryerjen e krimit dhe rritur benefitet etj.
Në këtë plan, krimi i organizuar prej kohësh po zë vend ndjeshëm edhe në Shqipëri, çka është vënë në dukje në shumë raporte zyrtare brenda vendit dhe jashtë tij, në disa rezoluta të organizmave ndërkombëtarë dhe analiza të ekspertëve të fushës. Së fundi, Progres-raporti i Komisionit Evropian për vitin 2014 evidentonte krimin e organizuar dhe korrupsionin si njolla të errta për Shqipërinë, që duhen luftuar energjikisht.
Duke skanuar gjendjen në këtë drejtim, më së pari bëhet dallimi tradicional ndërmjet kriminalitetit të dhunshëm dhe atij për shkak përfitimi ekonomik, që ka të bëjë me raportin: mjet – qëllim. Vepra penale e vrasjes në vetvete përbën dhunë, ndërsa vepra penale e grabitjes përbën dhunë me qëllim përfitimi. Nga ana tjetër, vepra penale e vjedhjes është vetëm një vepër penale përfituese, nëse nuk shfaq elemente dhune. Të tjera dallime ndërmjet sjelljeve kriminale përfshihen në kategoritë juridike dhe në veprat penale që përcaktohen: vepra penale kundër personit, vepra penale kundër pasurisë, vepra penale kundër administratës publike.
Në këtë lloj kriminaliteti përfshihen të gjitha ato vepra penale, që kanë përmbajtje ekonomike dhe që kanë lidhje me aktivitete tregare apo profesionale. Me fjalë të tjera, kemi të bëjmë me vepra penale të tilla, të cilat për subjektet që i kryejnë ato, për nga përmbajtja e tyre dhe teknikat e përdorura i atribuohen direkt një aktiviteti me karakter ekonomik apo tregtar. Nëse një tregtar falsifikon bilancin e shoqërisë së tij, ai kryen një vepër penale ekonomike. Nëse kompania e ndërtimit ndot ujin e një lumi për të shmangur koston e asgjësimit të mbetjeve industriale, ajo kryen gjithashtu një krim ekonomik. Po kështu, një vepër penale ekonomike kryen edhe nënpunësi i një banke, që për t’u pasuruar vetë mashtron drjtuesit dhe klientët, një vepër të tillë kryen edhe funksionari që pranon të korruptohet, apo banka që pranon të riciklojë para në rrugë informale.
Në një koment të para disa kohësh te ‘Shqiptarja.com’ kam trajtuar dukurinë e të ashtuquajtur ‘White collar crime’ (Krimi i jakave të bardha), si edhe për autorin amerikan, Edwin H. Southerland, që bëri këtë përcaktim prej vitit 1940. Sot na duhet të përmendim, që në vazhdim të kërkimeve të tij për kriminalitetin e strukturave të larta hierarkike të kompanive apo institucioneve, ai e zhvendosi vëmëndjen nga individi që kryen vepra penale me motiv ekonomik, te një kontekst më i gjerë, duke përfshirë dhe nënkuptuar në përgjithësi biznesin, shoqëritë tregtare dhe institucionet bankare apo shërbimet e tjera financiare shtetërore ku kryen këto vepra penale.
Konkluzioni që nxorri Southerland ishte se, biznesmenët dhe firmat e mëdha janë njëlloj si hajdutët profesionistë. Veprat penale që kryhen në biznese janë vepra të mirëfillta penale dhe autorët e tyre (persona fizikë apo kompani) i bëjnë këto vepra penale jo sepse vuajnë nga patologji të ndryshme, apo sepse janë të varfër, por sepse janë të vetëdishëm për këtë veprim. Në fakt, definicioni i Sutherland i referohet më shumë autorëve të veprave penale, sesa llojit të veprës penale të ndërmarrë. Autori i këtyre lloj veprash penale është një person që i përket shtresës elitare, i respektuar dhe që kryen një vepër penale gjatë një aktiviteti profesional, duke shpërdoruar besimin që i është dhënë për atë detyrë. Pas kaq e kaq vjetësh që atëhere, edhe në Shqipëri vërehen dukuri të tilla.
Për shembull, këto ditë u njoftua që nga organi i akuzës u kërkua në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Tiranës dënimi me disa vite burg për një grua, ish drejtore e Tatimeve te këtij rrethi, sikurse u kërkua ndëshkueshmëria me burgim për më tepër vite për një biznesmen, që jo vetëm shmangte tatimet për shoqërinë tregtare fantazën të tij, por edhe që në emër të kësaj alias shoqërie apo të zhdëmtimit “të tatimeve të paguara më parë” dhe në bashkëpunim me atë zonjën (person përgjegjës në finanacat publike) përfitoi shuma të mëdha në mënyrë të kundërligjshme.
Kështu pra, në përgjithësi mashtrimi (në kuptim të ngushtë) do të thotë një shtrembërim i realitetit ekzistues me dashje nga një individ, grup njerëzish ose organizatë, për të përfituar edhe avantazhe materiale. Ky përfitim mund të jetë i drejtpërdrejtë (një shumë parash ose të mira të ndryshme), apo indirekt (promovim, përfitim, pushtet etj). Në mënyrë që vepra penale të konfigurohet plotësisht, e nevojshme është që “viktima” të bëjë sikur e beson paraqitjen e rreme të realitetit dhe të veprojë në përputhje me ‘të.
Ndërsa, vepra penale e korrupsionit është përcaktuar si dhënia apo marrja e parave ose përfitimeve të tjera, çka e shtyn një subjekt të kryejë veprime të kundërligjshme, të cilat vijnë në kundërshtim me detyrat e tij, apo zhdukin ose vonojnë një akt të zyrës së tij. Kemi të bëjmë me sjellje, nëpërmjet të cilave autori i veprës penale kryen veprime të dëmshme ndaj kompanisë private apo institucionit publik, me qëllim marrjen e një përfitim personal apo për llogari të një të treti. Në kontekstin e shoqërive tregtare, kjo vepër penale mund të quhet korrupsionin “privat", për ta dalluar atë nga ai publik, i cili karakterizon sjelljen e zyrtarëve të organeve publike, apo të shtetit. Korrupsioni privat mund të definohet si dhënia ose marrja e të mirave (mallra apo shërbime) për të ndikuar në një vendim në fushën e biznesit, pa dijeninë apo miratimin e viktimës (shoqëria tregtare). Kjo kategori përfshin sjelljen e atyre që, në raport me furnizuesit ose subjektet e tjera të marrë dhurata apo përfitime financiare, pa miratimin e kompanisë apo institucionit, për të cilën ata punojnë. Dhe, më keq akoma, në kundërshtim të hapur me ligjet dhe interesat shtetërore.
Duke vijuar me konceptet rreth kriminalitetit ekonomik, mund të themi se, autorë të tjerë (për iluastrim, Shrager dhe Short në një vepër të tyre botuar më 1977) e kanë përcaktojnë krimin e biznesit si një grup sjelljesh të paligjshme, që ndërmerren gjatë aktivitetit legal të një shoqërie tregtare në konformitet të plotë me aktivitetin e saj ligjor, duke prodhuar kështu një dëm për punëtorët, klientët dhe konsumatorët në përgjithësi. Ky definicion është specifikuar edhe nga Box (viti 1983), i cili përmend edhe ndarjen midis “veprave penale për biznesin“ dhe “veprave penale kundër biznesit“. Të parat quhen ndryshe ‘corporate crime’, duke përfshire ato vepra penale që kryhen nga kompania, për të arritur një benefit ekonomik për vetë kompaninë.
Ndërsa, Braithwaite në një vepër të tij botuar më 1989 e zgjeron këtë koncept dhe flet për ‘organizational crime’, duke iu referuar strukturës organizative ku bën pjesë autori i veprës penale, pavarësisht nëse është subjekt privat apo publik. Dhe, të gjitha këto na e drejtojnë vëmendjen, gjithashtu, te hetimet për një poces hetimor aktual rreth vjedhjes në Thesarin e Bankës së Shqipërisë.
Tendenca që ekziston sot gjithashtu na lejon të themi se, nga njëra anë kriminaliteti i organizuar kryen gjithnjë e më shumë vepra penale me natyrë ekonomike, me qëllim rritjen e fitimeve, dhe nga ana tjetër, autorët e veprës penale të ‘white collar’ specializohen dhe ofrojnë bashkëpunimin e tyre me krimin e organizuar tradicional. Disa hulumtime tregojnë se si subjektet dhe veprimtaritë e grupeve të organizuara kriminale shfaqin prirje drejt një profesionalizmi dhe kompleksiteti më të specializuar. Tregues të rëndësishëm janë ndërlidhjet ndërmjet tre krimeve ekonomike: mashtrimi, pastrimi i parave dhe korrupsioni.
Cili është kuptimi dhe cilat janë zonat e veprimit të tyre? Kur flasim për ndërlidhje ndërmjet këtyre krimeve ekonomike i referohemi faktit se, këto tre krime shpesh lidhen funksionalisht me njëri-tjetrin brenda së njëjtës skemë kriminale. Njëri prej tyre është rezultati përfundimtar, ndërsa dy të tjerët janë veprat e ndërmjetme të nevojshme për ta arritur atë. Të ardhurat e këtyre mashtrimeve riciklohen shpesh për të fshehur origjinën e paligjshme dhe për të shmangur rrezikun në rast të zbulimit të mashtrimit, që shuma të rekuperohet.
Fenomeni i ndërlidhjes midis veprave penale ekonomike
është manifestimi i prekshëm i profesionalizimit, specializimit dhe organizimit të krimnalitetit ekonomik në ditët e sotme. Realisht, sa më kompleks bëhet konteksti në të cilin kriminelët veprojnë, aq më shumë ata kanë nevojë për përvoja profesionale dhe struktura të tjera të organizuara për të kryer krime. Kushdo që bën krime ekonomike në një shkallë të madhe ka nevojë për shumë informacion në lidhje me ligjet, teknikat dhe praktikat, për të vlerësuar mundësitë dhe rreziqet. Në mënyrë që mashtrimi, korrupsioni, pastrimi i parave të kryhen në një shkallë të gjerë, autorët e krimit ekonomik kanë nevojë për profesionistë të aftë për t’u “këshilluar”.
Këta profesionistë mund të jenë pjesë e një organizate të madhe kriminale që ofron ekspertizë teknike, apo një grup organizatorësh të ‘white collar crime’, të cilët punojnë për llogari të tyre ose ofrojnë shërbime për grupe të tjera kriminale. Bashkëpunimi i heshtur dhe shkëmbimet midis tregjeve të kundërligjshme dhe të ligjshme, duke përfshirë edhe kompanitë që veprojnë në kuadër të ligjit dhe krimit të organizuar tradicional, gjithnjë e më shumë janë rritur, duke kapërcyer edhe kufijtë drejt vendeve në zhvillim, si Shqipëria.
Lidhur me grupet tradicionale të krimit të organizuar, ata janë orientuar drejt krimeve ekonomike në mënyrë që të maksimizojnë mundësitë dhe, në të njëjtën kohë, të minimizojnë rreziqet. Prandaj, më së shumti at zgjedhin fusha veprimi ku avantazhet në aspektin e përfitimeve peshojnë më shumë se disavantazhet në termat e zbatimit të ligjit (risku për t’u identifikuar, arrestuar, ndjekur penalisht dhe konfiskimi i pasurive që rrjedhin prej krimit).
Autoritetet e zbatimit të ligjit, ashtu si në disa vende të tjera, edhe në Shqipëri janë specializuar dhe përforcuar në hetimin e veprimtarisë së krimit të organizuar tradicional. Të këtij krimi, cili pavarësisht se është shumë tërheqës në aspektin ekonomik, megjithatë përmban një rrezik në rritje, që ndihmon për ta bërë atë më pak tërheqës. Krimi ekonomik, nga ana tjetër, në përgjithësi është i vështirë për t’u hetuar dhe zakonisht i shoqëruar me dënime më pak të rënda se sa ato që zbatoheshin për veprat më të hershme të krimit të organizuar. Por, kjo specifikë nuk mund të justifikojë mangësitë e hetimeve nga agjencitë ligjzbatuese, apo cungimin e këtyre hetimeve, duke lënë kështu “dyer të hapura” për shtimin dhe llojshmërinë e sjelljeve kriminale në të ardhmen.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 12 Tetor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com