Përfituesi i abuzimit të Gjikës
një nga drejtorët e bashkisë

Përfituesi i abuzimit të Gjikës<br />një nga drejtorët e bashkisë
TIRANE- Njëri nga personat që ka përfituar nga veprimet e dyshimta të kryebashkiakut Gjika, është i pandehuri Gentian Sherifaj, administrator i kompanisë “En-bjo Shpk”. Mirëpo, Sherifaj nga hulumtimet e prokurorisë ka rezultuar se është vartësi i Shpëtim Gjikës, pasi në bashkinë e qytetit ai mban postin e Drejtorit të Infrastrukturës dhe Zbatimit të Projekteve. Ky fakt e rëndon akoma dhe më tepër situatën, pasi leja e ndërtimit në teritorin e portit, është marrë nga një punonjës bashkie, dhe më konkretisht nga Drejtori i Infrastrukturës dhe Zbatimit të Projekteve në qytetin e Vlorës. Një koçidencë e tillë sipas burimeve të prokurorisë e bën akoma dhe më të besueshme faktin se, ndaj kryebashkiakut Gjika janë bërë ndërhyrje të vazhdueshme, me qëllim përfitimin e lejës ndërtimore.

Kërkimi për lejen
Që në fillim të hetimit të bërë nga disa banorë të zonës ku ndërtohej pallati prokuroria e Vlorës ka zbuluar dritë-hijet e këtij skandali. Një prokuror dhe oficer i policisë gjyqësore janë paraqitur pranë sheshit të ndërtimit, ku po ndërtohej godina në lagjen “Pavarësia”, brenda territorit të Portit Detar Vlorë, dhe kanë kërkuar lejën e ndërtimit, pasi kishte ankesa se objekti ishte pa lejë. Në këtu kushte, pronari i truallit Gëzim Feta dhe administratori i kompanisë “En-Bjo” Sh.p.k, i kanë paraqitur hetuesve disa dokumenta mbi pronësinë e tokës, sigurimin e disa punonjësve, si dhe një dokument tjetër e cila ishte paraqitur si leja e ndërtimit. Burimet thanë për gazetën “Shqiptarja.com” se ky dokument ishte i fotokopjuar dhe se menjëherë kanë lindur dyshimet.

Megjithatë, ky dokument është sekuestruar, ndërkohë që në të njëjtën kohë Gentian Sherifajt dhe Gëzim Fetës, i është kërkuar dokumenti origjinal për të kryer një akt-ekpertimi daktilografik, për të mësuar rreth origjinalitetit të këtij dokumenti. Për një gjë të tillë është pritur disa muaj nga ana e prokurorisë, por në fakt Sherifaj që mbante dhe detyrën e Drejtorit të Infrastrukturës dhe Zbatimit të Projekteve në bashkinë e Vlorës, nuk e ka dorëzuar dokumentin në prokurori. Në këto kushte, kanë lindur dyshime akoma dhe më të forta rreth kësaj çështje, ku është kërkuar nga ana e prokurorisë që bashkia të vinte në dispozicion të gjithë dokumentacionin lidhur me këtë ndërtim. Sërisht nga verifikimit nuk është arritur të gjendet dokumenti, ndërkohë që janë zbuluar shkelje të tjera, ku në to ishte i implikuar kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika dhe inxhinierja Eleni Dardhaj, në cilësinë e punonjëses në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit.

Shkrimi u publikua sot (29.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Zvicër 2-0 Itali, notat e lojtarëve! Barella dështim, Xhaka lider! Vargas më i miri

Euro 2024/ Zvicër 2-0 Itali, notat e lojtarëve! Barella dështim, Xhaka lider! Vargas më i miri