Përfundon edicioni i parë i "Në
1 javë", shpallen jo një por DY fitues

Përfundon edicioni i parë i "Në<br />1 javë", shpallen jo një por DY fitues
Isli Islami dhe Hueyda el Saied janë shpallur fitues të spektaklit "Në 1 javë". Pasi u bë një llogaritje e votave të mbledhura gjatë çdo jave nëpërmjet televotimit, dy konkurentët rezultuan me vota të barabarta, duke u shpallur zyrtarisht fitues.

Paratë që i takojnë Islit dhe Hueydës do të investohen për një kauzë bamirësie, siç është mbështetja financiare që do të shkojë për dy qendra për fëmijët autikë. "Në 1 javë" ishte një format i ri ku personazhe të ndryshme sfidonin njëri-tjetrin me numra të ndryshëm artistikë, jashtë kompetencave të tyre.

Pjesë e këtij edicioni të parë të këtij spektakli ishin Isli Islami, Hueyda el Saied, Olta Gixhari, Soni Malaj, Gazmend Paja, Marsela Çibukaj, Roland Hysi dhe Alban Nimani, që çdo javë sollën performanca të ndryshme në ekran, shumë prej tyre të panjohura më parë për publikun shqiptar.
isli islami
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve