Përfundon faza I e projektit “ATLAS”, një bazë të dhënash të centralizuara për rrjetin e fibrave të instaluar dhe sistemeve radio në Shqipëri, njoftoi Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Sipas AKEP-it, ky sistem do të ofrojë transparencë për kapacitet e lira të transmetimit të të dhënave; përmirësim te përdorimit të kapaciteteve të komunikimeve elektronike; të dhëna të sakta hartografike në format dixhital për rrjetin e fibrave optike të instaluar në të gjithë territorin e Shqipërisë, rrjetin e lidhjeve radio, rrjetin e sistemeve 2G/3G (vendodhjen e kullave dhe BTS-ve), etj.

Shkrimi u publikua sot (20.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)