Përfundon “Dokufest” e
ndoqën 10 mijë spektatorë

Përfundon “Dokufest” e<br />ndoqën 10 mijë spektatorë
TIRANE - Rreth 10 mijë spektatorë ndoqën Dokufest në Prizren, në edicionin e 12-të të festivalit ndërkombëtar të filmave dokumentarë dhe të shkurtër, i hapur solemnisht në mbrëmjen e 17 gushtit e që u mbyll mbrëmë me ceremoninë e ndarjes së çmimeve, në qytetin më të madh jugor të Kosovës të rikthyer në kryeqytet botëror filmi.

Sipas organizatorëve, në këtë numër rekord të shikuesve nuk janë llogritur ata që kanë qenë të akredituar e që nuk kanë pasur nevojë të blejnë bileta dhe numri i atyre që kanë shikuar filma jashtë kinemave.
 
Numër rekord, mëse dyqind e pesëdhjetë filma nga e mbarë bota, prej tyre 24 shqip, ishin për t’u shfaqur në ekranin e madh në tetë vende - kinema, gjatë nëntë ditëve, prej 17 deri në 25 gusht, dhe mes shumë çmimeve dokumentari më i mirë i gjatë ndërkombëtar është shpallur "Belleville Baby", një tregim dashurie i sjellë nga regjisorja suedeze Mia Engberg.
 
Në ceremoninë e hapjes zyrtare të festivalit mori pjesë edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga,ndërsa ndër vizitorët gjatë ditëve të festivalit ishte edhe kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, Edi Rama, i shoqëruar edhe nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Përmes një njoftimi në profilin e tij në "Facebook", Rama paralajmëroi se vitin tjetër edhe Qeveria e Shqipërisë do mbështesë Dokufest, në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës.   Në faqen zyrtare të festivalit është theksuar se si në vitet e kaluara, në 12 gusht, Dokufest solli atmosferën e Prizrenit në kryeqytetin e Shqipërisë.

Një delegacion nga festivali mbajti një konferencë për media në objektet e Akademisë së Filmit dhe Multimedia-s Marubi, ku drejtori artistik Veton Nurkollari dhe zëdhënësja e Dokufest, Nita Deda, informuan mediat shqiptare se çka do të ofrojë festivali sivjet. Në Tiranë, në mbrëmje, në oborrin e Akademisë Marubi u shfaqën gjashtë filma nga programi i sivjetëm, në praninë e një audience të plotë.

Dokufest e nisi udhën e tij në vitin 2002, me shfaqjen e një numri të madh filmash dhe me pjesëmarrjen e një publiku të gjerë, artistësh nga rajoni dhe bota, duke e shndërruar qytetin historik kosovar të Prizrenit në një kryeqytet botëror të kulturës çdo verë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.08.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë