Përfundon “Marubi”, Festivali
për të Drejtat e Njeriut

Përfundon “Marubi”, Festivali <br />për të Drejtat e Njeriut
TIRANE - Eshtë zhvilluar të shtunën në mbrëmje ceremonia e mbylljes së festivalit të filmit nga Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi. I sigluar si Festivali i 7 Ndërkombëtar i filmit për të Drejtat e Njeriut ky eveniment sipas kritikëve ishte më shumë se një shfaqje filmash, një realitet i prekshëm i temave të nxehta problematike për shoqërinë shqiptare.

Përmes filmave dokumentare u shfaqen tema të mprehta shoqërore si trafikimi i qenieve njerëzore, krimi i organizuar, korrupsioni, diskriminimi racial e etnik, shfrytëzimi i të miturve dhe i femrave, krimi në familje, prezumimi i pafajësisë, krime të kryera nga regjime totalitare, gjakmarrja etj.

Ndërsa presidenti i nderit, Theodore Orlin tha se Edicioni i 7 ndërkombëtar i filmit për të Drejtat e Njeriut ia arriti qëllimit.

“Ky festival lindi para tetë vitesh në një kafene. Kam dëgjuar se shqiptarët kalojnë shumë kohë në kafene por nëse aty lindin ide për produkte të tilla që ndjekin festivale të këtij lloji atëherë le të vazhdojnë të qëndrojnë nëpër kafene”, u shpreh me humor Orlin.

Gjatë ditëve të Festivalit, Shqipëria ishte prezent jo vetëm si vendi organizator. Tre filma kishin në fokus ngjarje dhe tematika nga e kaluara dhe e tashmja jonë. “Martirët” i Saimir Kumbaros, u risoll në ekranin e këtij festivali si një nga dëshmitë më tragjike të krimeve të komunizmit’. Dy regjisore të huaja, zvicerania Clara Ott dhe regjisorja italiane Rebeka Basso u rikthyen në Shqipëri për të rrëfyer përmes celuloidit historitë e tyre shqiptare. “si trafikimin e fëmijëve dhe gjakmarrjen sic ishte filmi kanuni I Rebeka Basso.

Një ditë e veçantë iu dedikua mjedisit, ku në fokus të diskutimeve ishte riciklimi i mbetjeve urbane dhe sensibilizimi i qytetarëve. Me shpresën se 35 filmat që u shfaqën në “Marubi” do të ndikojnë në ndërmarrjen e veprimeve të duhura, u mbyll dhe ky edicion i Festivalit të Filmit për të Drejtat e Njeriut në Tiranë, në një ceremoni ku ishin të pranishëm ambasadorë, diplomatë, personalitete të artit e kulturës dhe përfaqësues të medias dhe biznesit.

(ns/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në afërsi të një biznesi, dyshohet i qëllimshëm! Zjarrfikësit ndërhynë në kohë për të shuar vatrën

Gjirokastër/ Zjarr në afërsi të një biznesi, dyshohet i qëllimshëm! Zjarrfikësit ndërhynë në kohë për të shuar vatrën