Përfundon mbikëqyrja, vijnë reagime ndërkombëtare

Përfundon mbikëqyrja, vijnë reagime ndërkombëtare
Menjëherë pas shpalljes së përfundimit së mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës nga Grupi Drejtues Ndërkombëtar, zyrtarë ndërkombëtar deklaruan se e mirëpresin këtë vendim. 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka përshëndetur përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, duke e cilësuar si arritje historike, ndërkohë që vendi merr përsipër kontrollin e plotë të sovranitetit të tij.

“Me optimizmin, energjinë dhe vendosmërinë karakteristike të popullit të saj, Kosova ka arritur përparim thelbësor në fuqizimin e pavarësisë dhe në ndërtimin e institucioneve të një shteti modern, shumëkombësh, përfshirës dhe demokratik”, ka thënë presidenti Obama në një komunikartë të lëshuar për shtyp.

Nënkryetari i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore Jelko Kacin, ka përshëndetur përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, por, ka vlerësuar se Kosova ka ende punë përpara për të mundësuar sundimin e plotë të ligjit. Ai ka vlerësuar se liderët kosovarë duhet të tregojnë pjekuri politike dhe përgjegjësi me të cilën do të forcohen përpjekjet për t’iu ofruar komunitetit serb në veri të Kosovës.

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Guido Westerëelle, duke përshëndetur fundin e mbikqyrjes së pavarësisë ka deklaruar se ky është një hap i rëndësishëm për Kosovën dhe një sukses i përpjekjeve ndërkombëtare. Prioritet mbetet procesi i mëtejmë i afrimit të Kosovës me BE-në dhe normalizimi i marrëdhënieve në mes të Serbisë dhe Kovosës, përfshirë edhe stabilitetin e qëndrueshëm të gjendjes në veri të Kosovës”, ka thënë shefi i diplomacisë gjermane.

Ministri i jashtëm i Austrisë, Mihael Shpindeleger, deklaroi se çështja e statusit të Kosovës është mbyllur dhe mbetet e mbyllur”. Ai tha se “çdokush që mendon për zgjidhjen e problemeve duke i këmbyer territoret është në rrugë të gabueshme dhe të rrezikshme, pasi kjo do të provokojë reagim zinxhiror në Ballkan, që mund të shkoj larg përtej çështjes së Kosovës” dhe shtoi se “kufijtë në Ballkan janë vendosur”.

Ndërkohë në një raport të lëshuar sot nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave thuhet se Kosova e ka zbatuar pjesën dërmuese të Planit Ahtisaari dhe meriton të jetë tërësisht e pavarur, por nuk duhet të ketë rrëshqitje dhe pjesët tjera të planit duhet respektuar.

Në këtë raport, thuhet se arritjet e deritashme në zbatimin e këtij plani, rrezikohen mes tjerash edhe nga raportet e tensionuara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Gazeta gjermane Bild, e cila ka tirazhin më të madh të shitjes në Gjermani, mbi 6 milionë ekzemplarë, ka uruar sot në ballinën e saj ambasadorin e Kosovës në Berlin, Skënder Xhakaliu për fundin e mbikëqyrjes së pavarësisë.

Në rubrikën e përditshme për fituesin e ditës, në faqen e parë, gazeta shpall fituesin e ditës Kosovën dhe uron në gjuhën shqipe me fjalën “Urime”. 

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi