SHKODER Përfundon në Shkodër edicioni i tretë i festivalit ndërkombëtar të filmit të animuar për fëmijë "Anifest Rozafa 2012". Në natën finale u ndanë edhe çmimet për filmat fitues të klasifikuar në tre kategori. Juria e fëmijëve vlerësoi si filmin më të mirë atë kroat me titull "Granny Fly Swatter" i cili mori edhe kupën e festivalit.

Çmimi “Special Price” shkoi për filmin nga Australia “Nullarbor”.
Në kategorinë e fëmijëve çmimin e mori filmi franko-belg “Historia e Paolës së Vogël” me autor Nicolas Liguori. Çmimi më i mirë për kategorinë studentore shkoi për filmin “Galeria” i cili mbante firmën e regjisorit Robert Prosh. Në kategorinë për të rritur triumfoi filmi kroat “Dove sei, amor mio”.

Krijimi më i mirë i animuar në “Anifest Rozafa 2012” u vlerësua ai argjentinas me titull “Iluminaris” dhe me autor Juan Pablo Zaramella. Regjizori shqiptar Jani Zhonga rrëmbeu dy çmime; atë special dhe çmimin e kritikës. Zhonga u përfaqësua me filmin “Esenca e jetes” ndërsa pohon emocionet e garës.

Organizatorët u shprehën entuziast për ecurinë pozitive të këtij festivali ndërkombetar. Ata synojnë që festivali të shndërrohet në një aktivitet tradicional në qytetin e Shkodrës.

(ad.ti/shqiptarja.com)