TIRANE – Ka përfunduar pas tetë ditëve gara Rally Albania 2012. Fitues i garës këtë edicion është shpallur Renti Sina, ndërsa vendin e dytë e ka zënë Drini Speta. Gara ka qënë mjaft emocionuese, në harkun kohorë të tetë ditëve nuk kanë munguar as aksidentet . Piramida ishte pikënisja e garuesve te cilët përshkuan me automjetet e tyre thuajse 80 % të territorit shqiptar, në një javë emocionuese që ka mbledhur rreth 320 pilotë nga 22 shtete të botes.Nga Razma në Theth, nga Voskopoja në Himarë dhe shume rajone të ndryshme të Shqipërisë janë kthyer në një pistë gjgande garash të makinave rrally. Pilotet e huaj patën mundësi që të prekin nga afër natyrën, bukuritë dhe mikpritjen shqiptare për një javë. Ky kompeticion, u organizua nga Federata e Motoçiklizmit në Shqipëri.

(d.b/shqiptarja.com)