Përfundon afati për rreth 19 mijë studentë fitues në universitet që duhet të dorëzonin dokumentat pranë fakultetin që kishin fituar. Data 19 shtator ishte afati i fundit për tu regjistruar në Universitet. 

Pas mbylljes së regjistrimeve do të nisë heqja nga lista e fituesve të kandidatëve që nuk kanë fituar, në mënyrë që kuotat e mbetura bosh të shpërndahen nëpërmjet formularit A3.

Në fazën tjetër mund të aplikojë ata që nuk kanë fituar preferencën e parë, kandidatët që nuk kanë aplikuar si dhe maturantët që kanë marrë notë kaluese në provimet e vjeshtës. Viti i ri akademik nis në 12 tetor 

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)