Përgatituni të qani sërish, artistja
interpreton "Hello" me gjuhën e shenjave

Përgatituni të qani sërish, artistja<br />interpreton "Hello" me gjuhën e shenjave
E keni parasysh si keni qarë kur dëgjuat për herë të parë këngën "Hello" të Adele?! Epo, përgatituni të qani sërish. Molly Bartholomew performoi një interpretim fantastik të këngës nëpërmjet Gjuhës Amerikane të Shenjave dhe e shpërndau në Vimeo, në fillim të këtij muaji.

Shenjat që realizonte me duart dhe belbëzimi i këngës i shoqëruar me mimikë, e bënin baladën e këngëtares britanike të dukej po aq prekëse dhe emocionale. Bartholomew ka bërë performanca të tjera po kaq mbreslënëse të këngëve të njohura si "Shake it Off" e Taylor Swift dhe "All of Me" e John Legend.

Ne harrojmë të pyesim veten ndonjëherë si ia bëjnë personat me aftësi të kufizuara për të shijuar apo minimalisht për të kuptuar një këngë të bukur. Njerëz si Molly ia japin edhe atyre mundësinë të dëgjojnë ashtu si ne.
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit