TIRANE- Endri Goga dhe Shaban Skeja, dy autorët e arrestuar për përdhunimin e çiftit të të fejuarve në pyllin e Semanit, janë zbuluar falë përgjimeve telefonike, pasi ata ishin mes 10 personave të dyshuar si autorë të krimit të shëmtuar. Në përgjimet e kryra nga prokuroria e Fierit, dy barinjtë Goga dhe Skeja kanë dalë në bisedat telefonike, duke planifikuar një grabitje të ngjashme të çifteve në pyllin e Semanit. Sipas bisedave që të arrestuarit Goga e Skeja kanë kryer është provuar se ata kërkonin të grabisnin çifte të tjera që vizitonin pyllin e Semanit.