Përgjimet e zyrtarëve të METE:
Si bëheshin kolaudimet fiktive

Përgjimet e zyrtarëve të METE:<br />Si bëheshin kolaudimet fiktive
Telefonatat e përgjuara tetor nëntor 2011 zbardhën tërësisht skemën e presioneve të 9 zyrtarëve të Drejtorisë së Metrologjisë dhe Kalibrimit pranë METE-s, ndaj pronarëve të subjekteve të ndryshme tregtare dhe private. Qëllimi i mbi 30 telefonatave të kryera nga zyrtarët dhe të zbardhura nga prokuroria, ishte misioni i kontrollit dhe garancia e cilësisë dhe rregullave të ligjit, por vetëm përfitimi financiar nëpërmjet presioneve ndaj biznesit që nuk pranon ti paguajë.

PERGJIMET
Emri i Roland Celmetës, me postin e zvdrejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Metrologjisë dhe Kalibrimit, përmendet lidhur me një pikë per peshimin e automjeteve me dy peshore të reja elektronike automobilistike, në Porto Romano, ku biznesmeni Arben Keçi kërkon dokumentat e kolaudimit, pasi ai priste te bente evadimin e nje ngarkese nga nje anije ne port. Celmeta porositi inspektorin që ti thotë biznesmenit të vijë në Tiranë pasi do të jetë ai që do ia japë dorazi vetë dokumentet e të mbyllim punen. Kristaqi i ka thënë se gjithësesi do njoftonte dhe Moisiun. Pas kësaj, Kristaqi ka telefonuar shtetasin Moisi Musabelliu me detyre Drejtor i Metrologjise dega Tirane dhe e vë në dijeni që e ka marrë miku i tyre Beni dhe i ka kërkuar kolaudimin e peshoreve dhe Moisiu i thotë për të nesermen.

Ne datën 13.10.2011 Beni nga Nr. i tij 068 20 20 127 i ka telefonuar Kristaqit dhe ky i fundit i ka lënë një takim në Tiranë dhe të vije pas një ore ti marri. Beni i thotë se do dergoj një person tjeter me emrin Vasil.Nga raportet e shërbimit të datës 13 Tetor 2011, rezulton se Kristaqi ka qëndruar gjatë gjithë kohës në Tiranë ndërsa tek peshoret në Porto Romano mbas një pike gazi ELDA nuk ka shkuar as Kristaqi as ndonjë inspektor tjeter. Dyshohet se kolaudimi është bërë në mënyrë fiktive.

Në datën 28 Tetor 2011 Rolandi i telfonon Nr.067 20 28 698 i cili i përket shtetasit Armand Xhika me detyre Inspektor dega Tirane. Nder te tjera Rolandi i thote Mandit qe te shkoje te kontrolloje nje pike karburanti ne Yzberisht me pronar Luan Gjonin, sepse pas kontrollit pronari do ti respektonte. Gjithashtu Mandi i thote qe tu thoje dhe kolegeve te tij qe kur te kalojne te karburant Elda ne Ndroq qe te mos futen fare per kontroll atje pasi eshte miku i tyre i perbashket. Pas pak Rolandi e orjenton Mandin per te pika e Luanit dhe nderkohe merr dhe Luanin me nr. telefonit 0693067793 dhe i thote qe te takohen bashke me Mandin per ta orjentuar.

Ne date 01.11.2011 Rolandi i telefonon nje shtetasi me nr. 0672036087 (dyshohet Armand Xhika) dhe i thote qe te kaloje ti beje presion atij byth… ne Ndroq se seshte kujtuar fare. Ne date 08.11.2011 Landi i kerkon perseri qe te shkoje ti beje presion atij te Ndroqit dhe nderkohe Mandi i thote qe e ke gati ate.”

Në një telefonatë që mban datën 18 nëntor 2011, Mandi Xhika i telefonon Mojsiut dhe i thotë që është bashkë me Hetem Bashën te unaza e Elbasanit, te karburant Martini dhe se ata të Martinit nuk paguajnë, s'bëjnë dhe se këta pos'erdhe ti si drejtor nuk duan tja dinë. Pas kesaj Mojsiun e merr në telefon Hetemi dhe i thotë përsëri të kalojë nga Martini që ti bëjë një presion se ndërkohe Hetemi u kishte thënë punonjësve të karburant Martinit që po vinte...
Po kështu në një telefonatë tjetër të datës 31 tetor Mandi Xhika, I kërkon Kolës,

Në orën 09:24 Mandi i telefonon Nr.0682099086 i cili njifet si Kolë Leku. Mandi i kërkon Kolës që të shkojë tek Ymeri në Labinot dhe ti thotë që e ka dërguar Mandi, dhe ymeri duhet ti japë 60.000 (gjashtë hjetë mijë) Lekë. Në bisede flitet 600.000 (gjashtëqind mijë) Lekë mandi I thotë Kolës, që ky I fundit ti thotë Ymerit që, Kola pasi ti marrë do I kaloje në bankë për Mandin. Nga transkriptet rezulton se Kol Leku ka një karburant Euroil.
Nga sa zbulojnë faktet rryshfetet për zyrtarët e Metrologjisë kalonin drejt e në llogaritë bankare të tyre

HETIMET
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë zbardhi dje dosjen e përgjimeve për të ndaluarit e Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë Tiranë, sipas materialit kallzues të ardhur nga Drejtoria e Pergjithshme e Metrologjise Tiranë. Sipas dosjes së procedimit penal që mban numrin 2733 gjithçka nisi muaj më parë kur Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë Tiranë paraqiti pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë nje kallzim penal, për persona te paautorizuar nga kjo drejtori, që kishin abuzuar duke u prezantuar si inspektorë të saj dhe përfituan tarifa te ndryshme nga subjektet gjoja per kualidim te njesive matëse që dispononin pranë aktivitetit te tyre. Prokuroria ka identifikuar gjithashtu dhe disa subjekteve që janë dëmtuar nga kjo veprimtari kriminale, duke marrë në cilësinë e provave materiale mandate-pagesat dhe pullat e kualidimit të njësive matëse në dy raste ndërkohë që po punon për identifikimin edhe të subjekteve të tjerë të demtuar.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë