Përgjimet në Kosovë,
Grabovci i zhgënjyer nga EULEX-i

Përgjimet në Kosovë, <br />Grabovci i zhgënjyer nga EULEX-i
KOSOVE - Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës Adem Grabovci, deklaroi se është shumë i zhgënjyer nga EULEX-i pas publikimit të incizimeve, në të cilat ai është subjekti kryesor.

Grabovci thotë se megjithatë do të bashkëpunonte me EULEX-in për ta sqaruar këtë çështje.

“Jam i bindur se në përbërjen e EULEX-it ka njerëz të cilët duan të na përçajnë. Kurrë nuk kam besuar se ndërkombëtarët, ata të cilët ne ua kemi dhënë besimin për të pasur rend dhe ligj, janë shkelësit më të mëdhenj të rendit dhe të ligjit”, ka thënë Grabovci, për “Tribuna Shqiptare”.

Grabovci ka sqaruar se ai personalisht ka kanale të veçanta të komunikimit dhe ka rol të veçantë për të koordinuar punët me zyrtarë të Qeverisë, të Kuvendit dhe të institucioneve tjera.

Sipas tij, publikimi i incizimeve është shkelje e rëndë e privatësisë, ndërsa nuk ka lënë të kuptojë se do të kërkonte falje, ashtu siç ka kërkuar kryeparlamentari Jakup Krasniqi.

(dm/eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime