Ish-ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku i ftuar në studion e  A1 Report për skandalin e përgjimeve që kanë ndodhur në vendin fqinj, ka folur rreth krizës më të fundit politike në Maqedoni.
 
Sipas ish-ambasadorit Çejku, afera e përgjimeve është një mosfunksionim institucional dhe dëmton imazhin e Maqedonisë.
 
Por sipas tij e gjithë kjo çështje rrezikon të sjellë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vendin fqinj duke parë se edhe presioni i opozitës në Maqedoni ka rritur vëmendjen e ndërkombëtarëve.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)