Përgjimet,  Sami Lushtaku:
Jakup Krasniqit nuk i kërkoj falje

Përgjimet,  Sami Lushtaku: <br />Jakup Krasniqit nuk i kërkoj falje
PRISHTINE- Kryeqendra e Kosovës  vazhdon të ziejë pas përgjimeve telefonike të kryera nga EULEX, objekt i të cilit ishin kryeministri Hashim Thaçi, kryetari i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku dhe shefi i grupit parlementar Adem Grabovci. Thaçi gjatë bisedës kryetarin e kuvendit Jakup Krasniqi e quan “Jakupovski” pasi heziton të shkojë në Malishevë për të mbajtur një fjalim në 12-vjetorin e PDK-së. Përgjimet u bënë publike dy ditë më parë, ( 29 nëntor) dhe një ditë më pas (30 nëntor) erdhi dhe kërkesa e Jakup Krasniqit që personat të cilët e kanë ofenduar të kërkojnë ndjesë. Ndaj kësaj të fundit dje ka reaguar Sami Lushtaku, kryetari i Komunës së Skenderajt

I cituar nga gazeta Express ai ka thënë se nuk e ka ndërmend askujt t’i kërkojë falje për asgjë. “Nuk e kam ne plan t’i kërkoj falje askujt. Vlerësoj se nuk ka për çfarë të kërkoj falje. Do ta lëmë këtë far pune të pushojë pak në publik, e pastaj do të shohim se çfarë do të bëhet më tutje”, ka thënë Lushtaku dje për Express. Nuk ka dashur të komentojë Adem Grabovci shefi i grupit parlamentar të PDK-së

LDK: NE KOSOVE TE GJITHË PËRGJOHEN, VETEVENDOSJA: QEVERI MAFIOZE

Ka reaguar dhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sipas tij përgjimet tregojnë se në Kosovë për fat të keq çdo njeri mund të përgjohet dhe për këtë duhet të japin përgjigje EULEX-i dhe Qeveria. “Çdo njeri mund të përgjohet, edhe kur s’e ke privatësinë edhe s’i ke kushtet që ta ruash pozitën zyrtare. Është mirë që edhe EULEX-i edhe Qeveria të japin përgjigje për këtë. Për neve është mjaft shqetësuese, shqetësues është fakti i gjuhës që përdoret dhe shqetësues është fakti i përgjimit. Ne si LDK kemi dhënë për një kohë të gjatë vërejtjet tona se ne po zhvillojmë një shtet policor në Kosovë”, theksoi Mustafa.

Nga ana e saj Vetëvendosja e ka quajtur Qeverinë e Kosovës mafioze” Qeveria kërkoi me urgjencë nga organet kompetente të Republikës së Kosovës dhe të EULEX-it ndriçimin e këtij akti “skandaloz dhe kundërligjor”. Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) e ka konfirmuar se përgjimet telefonike të Kryeministrit Hashim Thaçi dhe zyrtareve tjerë të lartë të PDK-së, nuk janë të montuara. Misioni i EULEX-it ka thënë se këto biseda telefonike të publikuara në internet, kanë të bëjnë me një proces gjyqësor që ende është duke vazhduar. “Siç kërkohet proceduralisht, materiali në lidhje me këto procedime ishte dorëzuar nga Prokuroria e EULEX-it tek ekipi mbrojtjes dhe në gjykatë”.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren