Tre ditë para arrestimit të gjyqtarit Shkëlqim Miri dhe të afërmit të tij Kujtim Miri, mes të dyve, të akuzuar për korrupsion, ka pasur një takim poshtë shtëpisë së gjyqtarit të apelit në lagjen “Myslym Shyri” në Tiranë. Në dosjen hetimore rezulton se më datë 7 tetor 2017, Kujtim Miri, është thirrur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për tu pyetur si person ndaj të cilit kryen hetime.

Kujtim Miri rezulton se nuk ka dhënë shpjegime, dhe sapo ka lënë ambientet e prokurorisë është ndjekur nga agjentët e fshehtë. Fillimisht sipas vëzhgimit që i është bërë, ai ka lëvizur në drejtim të Rinasit e pasdite në ora 19:40 po më datë 7 nënëtor 2017 ulet në një bar kafe në rrugën “Islam Alla” ku është dhe shtëpia e gjyqtarit dhe aty takohet me këtë të fundit.

30 mijë euro në zarfin e bardhë

Po sipas dosjes, Kujtim Miri mbajtës i numrit të telefonit 0682088xxx si dhe gjyqtari i apelit Shkëlqim Miri mbajtës i telefonit 0692069xxx, janë përgjuar mes tyre teksa kanë folur në datat 23, 24, 25 dhe 26 Maj 2017 si dhe në datat 4,5, dhe 8 qershor 2017 që korrespondon me një ditë pas shpalljes së vendimit në apel, vendim i cili është shpallur më 7 qershor 2017.

Një tjetër provë, sipas të cilës gjyqtari Miri ka qenë i përfshirë në këtë akt-korruptiv, është dhe fakti se ai është përgjuar teksa komunikon me Kujtim Mirin 6 minuta para se ky i fundit, i njohur si sekseri, do të takonte në lokalin në Fushë-Krujë ku u paguan 30 mijë euro shtetasin Alban Bucin dhe shtetasin me iniciale N.A., i cili rezulton të jetë dhe vjehrri i Gentian Dodës.

“…I dhashë një thes me dokumenta…”
Mes tyre sipas akuzës më 23 Maj 2017 ka pasur tre telefonata më 18:57 minuta e cila ka zgjatur 72 sekonda, më 21:05 telefonatë që ka zgjatur 32 sekonda dhe një telefonatë prej 1 sekondi. Më pas ka qenë gjytari Miri që ka telefonuar të afërmin e tij Kujtim Miri dhe kjo bisedë ka qenë rreth orës 21:36 minuta ka zgjatur 21 sekonda dhe nga pamjet filmike të lokalit të ndodhur në Fushë-Krujë ku është dorëzuar zarfi i bardhë me 30 mijë euro, përkon me kohën që Kujtim Miri ishte në lokal me personat e dërguar nga Gentian Doda.

Më 25 Maj 2017 rezulton se është përgjuar dhe Alban Buci, shtetas në kërkim po për të njëjtin hetim, dhe mëngjesin e 25 Maj 2017 në ora 09:45 min Buci njofton të afërmit e Gentian Dodës duke u shprehur “…i dhashë atyre një thes me dokumenta…”. Ndërkohë vendimi për lënien në fuqi të ndryshimit të akuzës nga vrasje në plagosje me pasojë vdekjen ndaj Gentian Dodës ishte planifikuar të jepej në gjykatën e apelit më datë 6 qershor 2017, por kjo seancë është shtyrë për më datë 7 qershor.

Garancia për nënën: E sqarova me Çekiçin

Në këtë komunikim Alban Buci garanton nënën e Dodës se djali i saj do lërë qelinë për dy javë. Ai i tregon asaj edhe lutjen ndaj gjyqtarit për të mos kërkuar më para dhe thekson se kjo çështje i ka fikur dhe shkundur.

Alban Buci: Rri pa merak, se e kam sqaruar unë atë punë. E kam sqaruar padje me atë që ka çekiçin. I kam sqaruar gjërat.

Nëna e Dodës: Mirë, faleminderit shumë.

Alban Buci: I kam dhënë një thes me dokumente. Shyqyr ka me dalë dhe ai se na ka fikë më. S’kemi as brekë me vesh s’kemi. Jemi shkund krejtë. S’kemi çar me i bë tjetër.

Nëna e Dodës: Veç të dalin, pas Zotin.

Alban Buci: I thashë atij gjyqtarit, daku mos kërko më se s’kemi çarë me të dhënë tjetër, veç shpirtin.

Nëna e Dodës: Se dhe unë me pyet, atije dëgjohet dhe kështu, prandaj të pyes ty.

Alban Buci: Rri pa merak se e kemi sqaruar në maksimum. Do vjet të takoj. Do vij të takoj një ditë dhe ta sqaroj tamam.

Nëna e Dodës: Po fol njehërë, pyet sot.

Alban Buci: Jo s’ka nevojë me pyet se e kam sqaruar unë vetë personalisht para tre ditësh.

Nëna e Dodës: A do të paraqitet në Burrel a në Tiranë.

Alban Buci: Jo jo, s’ka me u paraqit në asnjë vend ky. I bëshin vetë ata.

Nëna e Dodës: Eee Alban Buci: E bëjnë vetë ato.

Nëna e Dodës: Se aty isha në siklet, se thashë se mos do të shkonte prapë në Burrel.

Alban Buci: Jo çar sikleti, i kemi sqaruar ato gjërat, mos u mërzit ti. Ne presim veç të dalin.

Nëna e Dodës: Mirë faleminderit.

Njoftimi për shtyrjet
E pikërisht për këtë shtyrje një person telefonon Gentian Dodën dhe e njofton se:“…U shty më datë 7 në ora e 15:00, për dy arsye. Mos formim të trupit gjykues dhe mos paraqitje të prokurorit, se ai kryesuesi i seancës është shumë korrekt, ai iku me gjyq tjetër…”.

Këtë të hënë gjykata e krimeve të rënda vlerësoi masën e sigurisë ndaj Kujtim Mirit të njohur si ndërmjetësi i parave, duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” e njëjta masë e dhënë edhe për gjyqtarin Miri ditën e diel. Ndërsa rezulton se për Alban Bucin dhe për Gentian Dodën e vjehrin e lëtij të fundit me inicialet N.A, Krimet e Rënda kanë dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë dhe ata janë në kërkim nga policia për llogari të këtij hetimi.

Vëzhgimi
Fillimisht sipas vëzhgimit që i është bërë,ai ka lëvizur në drejtim të Rinasit, pasdite në ora 19:40 po më datë 7 nënëtor 2017 ulet në një Bar-Kafe në rrugën “Islam Alla” ku është dhe shtëpia e gjyqtarit dhe aty takohet me këtë të fundit.

Dokumentat
Më 25 Maj 2017 rezulton se është përgjuar dhe Alban Buci, shtetas në kërkim po për të njëjtin hetim, dhe mëngjesin e 25 Maj 2017 në ora 09:45 min Buci njofton të afërmit e Gentian Dodës duke u shprehur “…i dhashë atyre një thes me dokumenta…”.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com