Përgjimet, Thaçi hesht, BE nuk
ka koment, EULEX vazhdon hetimet

Përgjimet, Thaçi hesht, BE nuk <br />ka koment, EULEX vazhdon hetimet
KOSOVE - Bashkimi Evropian ende nuk dëshiron të komentojë aferën e përgjimeve të zyrtarëve të lartë të partisë në pushtet në Kosovë PDK-së, por vazhdon t’i referohet një “komunikate të EULEX-it”, të lëshuar në Prishtinë, ndërkohë që Kryeministri Thaçi po vazhdon të hesht rreth kësaj afere.

“Ne nuk mund ta komentojmë këtë dhe EULEX-i vazhdon të ketë mbështetjen e të gjitha 27 shteteve anëtare të BE-së”, është shprehur Maja Kocinjançiq, zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, duke folur në një konferencë shtypi në selinë e Komisionit Evropian në Bruksel.

Ajo nuk i është përgjigjur as pyetjes se a do t’i japë Baronesha Ashton ndonjë sqarim kryeministrit Thaçi, po ashtu të përgjuar nga ana e misionit të BE-së, në takimin e sotëm në Bruksel. E pyetur se a do të urdhërojë Baronesha Ashton, nën autoritetin e së cilës është misioni i EULEX-it, ndonjë hetim për skandalin, zëdhënësja e saj është përgjigjur se “EULEX-i tashmë është duke bërë hetime”, por nuk ka sqaruar se për çfarë hetimesh është fjala, shkruan sot gazeta kosovare “Koha Ditore”.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime