Përgjimi i Kajollit, Më sillni 
500 mijë lekë, ose largoheni

TIRANE- Prokuroria e Fierit i sekuestron djalit të Fatmir Kajollit, ish-anëtarit të Këshillit Bashkiak në Fier, tre karoatreca, më të cilat ai mbulonte biznesin, për llogari të kompanisë “International Parking 2011”. Vendimi është marrë disa ditë më parë nga organi i akuzës së Fierit, pasi është konstatuar se nëpërmjet këtyre mjeteve, administratori i kësaj kompanie, Floran Kajolli që është dhe djali i Fatmir Kajollit, vijonte punën i qetë në Fier, duke bllokuar në mënyrë të padrejtë automjetet e qytetarëve në rrugë.

Këtë veprimtari ai e kryente, edhe pse vetë Kajolli dhe shoferët e kompanisë së tij, janë marrë të pandehur dhe momentalisht ndodhen në proces gjykimi në Fier. Nga përgjimet e kryera për llogari të këtij hetimi, prokuroria ka mësuar se vetë Fatmir Kajolli, ka komunikuar disa herë në telefon me punonjësit e kompanisë, duke u kërkuar që çdo ditë duhet të nxirrnin nga 300 deri në 500 mijë lekë të vjetra, në të kundërt çdo shifër e mëposhtme shërbente si preteks për shkarkim nga puna. Madje në përgjimet e kryera Kajolli, i kërkon që të gjejnë çdo mënyrë, vetëm që në fund të ditës ti sjellin lekët.

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione