Përgjysmohet festivali
i 52-të  i këngës në RTSH

Përgjysmohet festivali<br />i 52-të  i këngës në RTSH
TIRANE-Përgjysmohen pjesëmarrësit për edicionin e 52-të të festivalit të Këngës në Radiotelevizionin shqiptar. Kritikat e pareshtura që ka marrë nga njëri edicion në tjetrin nuk e kanë ndalur dot degradimin e këtij festivali të traditës muzikore kombëtare, që jo pak herë, nëse iu referohemi dy dekadave më parë është cilësuar nga kritikët e muzikës në lartësinë e festivalit të San Remos që zhvillohet në Itali. Festivali ynë kombëtar po rikthehet në edicion e tij të 52-të, gjithnjë e më i rrudhur.
Në edicionet e një dekade më parë nga festivali organizatorët nisën të largonit këngëtarët e traditës, pastaj poetët dhe kompozitorët e tij. Festivali nisi të mbushej me këngëtarë të rinj që bënin më tepër shou e spektakël vallëzimi sesa art.

Duke lënë mënjanë reagimet e viteve të kaluara për nivelin artistik të krijimtarisë muzikore, këtë vit po vihet re një mungesë e madhe e emrave të njohur të muzikës, të cilët gjithnjë e më shumë po i largohen festivalit më të rëndësishëm të këngës në shkallë kombëtare. Rënia e nivelit të festivalit ka rezultuar edhe te dëmtimi i imazhit të Shqipërisë në botë, sepse fituesi i çmimit kombëtar ka të drejtën e përfaqësimit të Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës. Prej vitesh pasi ka kaluar shumë kohë nga triumfi i Anjeza Shahinit (2004) që zuri vendin e gjashtë, fituesit e çmimit kombëtar po na zhgënjejnë me përfaqësimin e tyre në skenën e Eurosongut. Edicioni i 52-të i festivalit të RTSH-së do të mbahen në datat 26 dhe 27 dhjetor, ndërsa finalja e madhe do të mbahet në 28 dhjetor në Pallatin e Kongreseve.

Juria ka përzgjedhur pak ditë më parë vetëm 16-këngë që do të konkurrojnë për çmimin e parë që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Luiz Ejlli, Marjeta Billo, Sajmir Braho, Frederik Ndoci, Rezarta Smaja, Xhejsi Jorgaqi, Klodian Kaçani, etj janë disa nga këngëtarët që do të konkurrojnë në festivalin më të vjetër të muzikës së lehtë shqiptare. Ajo që vihet re këtë vit, përveç numrit të vogël të pjesëmarrësve është mungesa e emrave të njohur të muzikës. Vetëm 3 prej pjesëmarrësve janë këngëtarë të karrierës: Luiz Ejlli, Sajmir Braho e Frederik Ndoci, të tjerët janë emra jo shumë të njohur, ku mes tyre ka edhe studentë të kantos nga Universiteti i Arteve.

 Burime nga RTSH na ka bërë me dije se do të festivali do të ketë dy net gjysmëfinaliste, ndërsa sot organizatorët do të prezantojnë për mediat platformën e festivalit të këtij viti, ku mësojmë se përveç mungesës së emrave të mëdhenj që për arsye të ndryshme nuk i qasen më këtij eventi të muzikës së lehtë shqiptare, këtë herë ka dhe një reduktim në numër të këngëve pjesëmarrëse, që do të ndikojë edhe në format e ri të prezantimit. Ndryshe nga edicionet e kaluara, në edicionin e këtij viti do të jenë në konkurrim vetëm 16 këngë, që sipas formulës tradicionale të organizimit të festivalit në tri net do të mund të ndahen nga tetë këngë në dy netët gjysmëfinale, nga të cilat do të zgjidhet dhe fituesi që do të përfaqësohet në Eurovizion 2014.

Nga 28 këngë që konkurruan një vit më parë, në edicionin e këtij viti ka një përgjysmim të pjesëmarrësve. Gjithashtu emrat që ofrohen janë përgjithësisht të rinj. Nga konkurrentët e rinj në skenën e festivalit vjen fituesja e “Voice of Albania”, Venera Lumani bashkë me një tjetër konkurrent finalist të këtij spektakli, Lindi Islami, me këngën “Natë e parë”. Renis Gjoka  me “Nuk e di” dhe Orges Toçe me “Jeta në orën 4”.
 
Këngët në konkurrim
“Ti mungon” – Marjeta Billo
“Zemërimi i një nate” – Herciana Matmuja
“Jeta në orën 4” – Orges Toce
“Jam larg” - Besiana Mehmeti dhe Shkodran Tolaj
“Grua” – Sajmir Braho
“Nuk e di” – Renis Gjoka
“Natë e parë” – Venera Lumani and Lindi Islami
“Një ditë shprese” – Frederik Ndoci
“Në zemër” – Rezarta Smaja
“Mikja ime” – Blerina Braka
“Me ty” – Klodian Kacani
“Kur qielli qan” – Xhejn & Enxhi Kumrija
“Kthehu” – Luiz Ejlli
“Princesha” – Lynx
“Vetëm për ty” – Saviana Verdha dhe Edmond Mancaku
“Ëndrrat janë ëndrra” – Xhejsi Jorgaqi
 
 Shkrimi u publikua sot (7.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com­)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena