Konflikti i interesit dhe pjesëmarrja në subjektet politike ka përjashtuar nga gara disa prej kandidatët për anëtarë të KDSH dhe AMA. Kërkesës së bërë nga Komisioni i Medies për verifikimin e kandidaturave që kanë dorëzuar dosjet për anëtarë në këto dy institucione të rëndësishme kanë paraqitur të dhëna që kanë përjashtuar nga gara disa prej kandidatëve. Ardian Thano, Urim Bajrami dhe Luan Bregu janë përjashtuar nga gara për anëtar për Këshillin Drejtues të RTSH për shkak se ndodhen në kushtet e papajtueshmërisë me ligjin. Ndërkohë për anëtarë të AMA-s është përjashtuar Evi Fundo. Debate ka pasur për mos penalizimin e dy prej kandidatëve për anëtarë të
AMA, Diana Ndrenika dhe Abdulla Omuri të cilët kanë kandiduar në zgjedhjet e vitit 2009.