28-vjeçari Alex Schwazer është rasti i radhës i pezulluar nga federata ndërkombëtare për përdorim të substancave të ndaluara në Lojërat Olimpike Londër 2012.
28-vjeçari Alex Schwazer duhet të garonte në 50 kilometra ecja sportive ditën e shtunë, por më 30 korrik rezultoi pozitiv ndaj substancës së ndaluar “EPO”.
Pas përjashtimit nga Lojërat Olimpike në Londër, Schwazer rrezikon të humbë edhe medaljen e artë të fituar në Lojrat Olimpike të Pekin 2008.
I pyetur për ngjarjen e ndodhur atleti pranoi përgjegjësinë e tij në marrjen e substancës së ndaluar. “Gabova dhe karriera ime tashmë ka marrë fund, por ju lutem mos më pyesni se si ndihem e se si gabova" deklaroi italiani.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com