Përkëdhelja ndaj fëmijës përmirëson masën trupore
Një studim i Universitetit Ohio vlerëson se përkëdheljet e familjarëve ndikojnë në peshën trupore të fëmijës.
Një studim i Universitetit Ohio vlerëson se përkëdheljet e familjarëve ndikojnë në peshën trupore të fëmijës.
Dr. Sarah Anderson, në revistën shkencore “Archives of Pediatrics & Adolescent Medicine”, thekson se mungesa e përkëdheljeve te i sapolinduri mund të transformohen në një tendencë për t’u shëndoshur.
Fëmijët që marrin përkëdhelje pafund, reagojnë në një formë tejet pozitive, pasi përkëdheljet dhe përkujdesja stimulojnë të njëjtën zonë të trurit që stimulon ngopjen ose vetëkontrollin.
Fëmijët 24 muajsh të cilët marrin shumë pak vëmendje nga ana e prindërve, kanë 30% mundësi më shumë për t’u bërë i trashë pas moshës 4 vjeçare.
Studiuesit vëzhguan se si reagonin fëmijët ndaj përkujdesjes dhe përqafimit të prindërve, nëse qanin apo qetësoheshin. Nga reagimet e tyre u vu re se ata që qetësoheshin kishin një peshë trupore normale, në krahasim me ata që qanin, të cilët ishin më të shëndoshë dhe prireshin drejt trashjes.
Nga të dhënat e mbledhura te 6600 fëmijë të lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u bë një vlerësim i parë në moshën 2 vjeçare dhe një rivlerësim në moshën 4 vjeç e gjysmë.
Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
37%
-
Jo
52.8%
-
Nuk e di
10.2%
Vota total: 6146
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te 'Çadra e Kujdesit' për ujë dhe për të matur tensionin
30 Korrik, 10:12
-
Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari
30 Korrik, 10:08
-
Zjarri në Ranën e Hedhun, drejtori i zjarrfikëses: Ndërhyrje me helikopter, forcat kanë punuar gjatë gjithë natës! Balla në terren
30 Korrik, 10:03
-
Kryeministri më jetëgjatë me ministrat e Financave më jetëshkurtër
30 Korrik, 09:55
-
Shqiptari kapet me 1 milion euro kokainë në makinë, punonte për organizatat kriminale në Itali
30 Korrik, 09:48
-
Berat, tentoi të mbyllte një çështje penale 'arrest shtëpie' për ish-oficerin e Policisë Gjyqësore
30 Korrik, 09:46
-
Ndryshimet në qeveri ende ‘pezull’, pritet dekreti i Bajram Begajt
30 Korrik, 09:45
-
Situatë kritike nga zjarri në Ranën e Hedhun, pamjet e ndërhyrjes me helikopter
30 Korrik, 09:16
-
Biden kritikon 'ekstremizmin' në Gjykatën Supreme, bën thirrje për mandate me limite
30 Korrik, 09:11
-
Zjarri në Ranën e Hedhun jashtë kontrollit, rrezikohen biznese e banesa! Zjarrfikësit luftë me flakët gjatë gjithë natës
30 Korrik, 08:55
-
Pamje ‘apokaliptike’ nga Rana e Hedhun, flakët ‘rrethojnë’ resorte e banesa
30 Korrik, 08:49
-
Zjarri në Gjirokastër, aktiv gjatë gjithë natës! Zjarrfikësit në 'luftë' me flakët
30 Korrik, 08:45