KUKES - Është përkujtuar dje në Kukës pas një viti tragjedia në Leko të Italisë ku e ëma Edlira Çopa  vrau 3 vajzat e saj të moshës 3, 10 dhe 13 vjeç. Në 1 vjetorin e vdekjes së tre vajzave Simona, Keisi dhe Sindi janë zhvilluar homazhe në varrezat e tyre në Kukës.

Në këtë përvjetor të tragjedisë, ka marrë pjesë nga Italia edhe At Angelo Cupini i cili kujton në fjalët e tij ngjarjen tragjike të 9 marsit të vitit 2014. At Cupini u ka qëndruar pranë të dy familjeve të prekura nga kjo tragjedi dhe banorëve të një fshati të vogël në Kukës dhe ku prehen eshtrat e fëmijëve.
 
“Dy familje që u prekën nga kjo e keqe, që iu desh ta mbanin mbi shpatulla këtë peshë të rëndë dhe që mësuan t’i rezistojnë” thotë At Angelo Cupini

edlira copa
 
Më 9 mars 2014, Edlira Çopa do të vriste me thikë tre vajzat e saj Sidni, Kejsi dhe Simonën. Sipas hetimeve të policisë italiane masakra erdhi për shkak të depresionit të së ëmës, ku shkak ishte edhe divorci me bashkëshortin e saj Bashkim Dobrushi
 
Ndërkohë më 24 mars 2015 pritet të jetë dhe mbyllja e çështjes gjyqësore për Edlira Çopën, e cila konsiderohet e paaftë mendërisht. Aktualisht gruaja ndodhet e mbyllur në një spital psikiatrik në Castiglione, dhe shpeshherë ka provuar vetëvrasjen.

edlira copa

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)