Me plot gojën ai cilësohet si pasardhës i Konstandin Kriostoforidhit. Me 13 tekste të gjuhes shqipe dhe hartuesi i të parës sintaksë të saj, Ilia Dilo Sheperi padyshim zë një vend nderi në historinë e gjuhësisë. Por jo vetëm kaq. Mbi të gjitha ai ishte dhe një patriot i madh.
“Dita e Dilenjëve” titullohej sesioni përkujtimor i organizuar nga Shoqata “Çajupi”, Muzeu Historik Kombëtar dhe Instituti i Gjuhësisë, nën moderatorimin e znj. Eli Bici.
Kështu u përkujtuara kjo figurë e Zagorisë nga shoqata që mban të njëjtin emër “Zagoria”. Aktiviteti në fjalë u zhvillua në sallën UNESCO të Muzeut Historik Kombëtar ku në panelin e rastit ishte edhe drejtori i këtij Muzeu z.Melsi Labi. Fjala hapëse e aktivitetit i takoi z.Andon Pango, kryetar i Shoqatës “Çajupi”.

“Ndihmesa e Ilia Dilo Sheperit në gramatologjinë e shqipes”, ishte kumtesa kryesore e mbajtur nga Prof.Dr. Valter Memisha, Drejtor i Institutit të Gjuhësisë , Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë.
Më pas fjalën do ta merrte shkrimtari dhe studiuesi, Pirro Loli, i cili kumtoi mbi temën “Jani Ilia Dilo – Misionar i kombit shqiptar”. “Kontribut i vyer për standartizimin e gjuhës shqipe” ishte kumtesa e përgatitur nga Dr. Stavri Trako.
Mitro Saqellari foli rreth temës “Ilia Dilo për Pavarësinë”. Ndërsa: “Shkolla e Manastirit të shën Mëhillit, Nivan – Mitra e ngjizjes së personaliteteve me vlera kombëtare” u mbajt nga arkeologu dhe historiani Spiro Nika.
Gjithashtu, sesionin do ta përshëndesnin dhe Melsi Labi, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, Kristaq Shabani, president i lidhjes “Pegasi” si dhe Elda Etien Dilo, Ksenofon M. Dilo dhe Eduard M. Dilo, përfaqësues të familjes së madhe Dilo.

Ilia Dilo Sheperi lindi në 7 nëntor 1872 në fshatin Sheper të Zagorisë. Më 1917 hap të parën shkollë shqipe në Sheper. Në vitin 1927 botoi në Vlorë “Gramatikën”, një libër me shumë vlera për shkollat e atëhershme.
Deri sa mbylli sytë më 14 tetor 1945, nuk rresht së punuari për Shqipërinë.
Në fjalët e tyre lektorët vlerësuan kontributin e madh që ka dhënë Ilia Dilo Sheperi jo vetëm në fushën e gjuhësisë. Gjatë aktivitetit u shfaq dhe një dokumentar i shkurtër mbi jetën dhe veprimtarinë e Ilia Dilo Sheperit.
/Shqiptarja.com