Përkujtohet intelektuali Baftjar Dobi
në librin “Baçua ynë”

Miq, njerëz të artit dhe akademikë përkujtuan një vjetorin e ndarjes nga jeta të një prej firmëtarëve të futjes së Gjirokastrës në UNESCO Baftjar Dobi. Në nder të tij ditën e sotme u promovua libri "Baçua Ynë" nga Namik Selmani.

Libri u prezantua në ambjentet e Muzeut Kombëtar ku të shumtë ishin miqtë dhe dashamirësit e Baftjar Dobit të cilët folën dhe dëgjuan rreth përkushtimit të tij për të mbrojtur vlerat e çmuara kulturore të qytetit muze.
 
Bajftjar Dobi ishte një prej intelektualëve që me firmën e tij si Sekretar i Forumit të Intelektualëve të Gjirokastrës bëri që ky qytet të pranohej në UNESCO.

Edhe në Tiranë, ku Baftjari jetoi vitet e fundit, ishte nga ata intelektualë që dalloheshin shumë qartë për kontributin e tyre për demokracinë dhe për përparimin e vendit.

Edhe pse larg, Bafjtar Dobi jetonte me hallet e qytetit të Gjirokastrës dhe interesohej për të gjithë shqetësimet që ajo kishte, e sidomos me projektet e restaurimit të shumë shtëpive që janë shpallur muze.
Redaksia Online
(m.z/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë