Përkujtohet tragjedia e Sokol
Teme Sejkos,simboli i qëndresës

Përkujtohet tragjedia e Sokol<br />Teme Sejkos,simboli i qëndresës
TIRANË- Një nga tragjeditë që shkaktoi regjimi komunist mban emrin e Sokol Sejkos, djalit të Teme Sejkos, të cilin më 6 mars 1974 e ekzekutuan me të vetmin faj, se ishte djali i ish-kundëradmiralit që u pushkatua më 28 maj 1961. 40-vjetori i ekzekutimit të Sokol Sejkos, në moshën 24-vjeçare është përkujtuar dje në Muzeun Historik Kombëtar. Aktiviteti në kujtim të Sokol Teme Sejkos është organizuar nga Shoqata Antikomuniste e Ish të Përndjekurve Politikë-Demokratë në bashkëpunim me Shoqatën Patriotike “Çamëria”. Sokol Sejko është përkujtuar si një simbol i qëndresës, karakterit dhe burrërisë. “Nuk kërkoj mëshirë nga ata që nuk e njohin mëshirën”, u tha ai ekzekutuesve të tij.

“Sokol Sejko pati një jetë të shkurtër dhe tragjike, por qëndresa e tij heroike para ekzekutuesve e bëri atë një shembull frymëzimi dhe rezistence ndaj dhunës diktatoriale”, tha dje Simon Mirakaj. Ndërsa studiuesi Enver Kushi solli në kujtesë rastin e dënimit të Teme Sejkos, babait të Sokolit, nga regjimi i Enver Hoxhës me akuzën se ishte rekrutuar nga agjenturat greke nga i vëllai i tij më i madh Taho Sejko. Kushi kujtoi sesi pas pushkatimit të Teme Sejkos regjimi ngriti një skenar për burgosjen dhe pushkatimin e të birit Sokol Sejkos. Në vitin 1974, Sokol Teme Sejko (djali i Temes), që sapo kishte mbushur 24 vjeç, u dënua me vdekje si armik dhe u pushkatua më pas nga një gjyq i inskenuar. Pas gjithë këtyre peripecive që kishte kaluar familja Sejko, pjesëtarët e tjerë të familjes u internuan në Berat. Studiuesi Kushi ka kujtuar dje gjithë kalvarin tragjik të familjes.

Në shkurt 1975, Rajmond Sejko, djali i madh i Temes, u arrestua dhe u dënua për agjitacion e propagandë, me 8 vjet burg në Spaç dhe me 7 vjet të tjera në internim. Shpresa Sejko, bashkëshortja e Temes, disa orë pas pushkatimit të djalit, vrau veten, duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit. Studiuesi Enver Kushi ka rrëfyer shkaqet e tragjedive të pushkatimeve dhe vetëvrasjeve të familjes Sejko. Në nëntor 1962, vëllai i vogël i Teme Sejkos, Suloja, u vetëvra. Ndërsa vëllai tjetër i Temes, Tahoja (Tahir), në mars të vitit 1962 u dënua si armik dhe u pushkatua. Sipas studiuesit Enver Kushi, e vërteta se pse u ndëshkua aq rëndë Teme Sejko dhe gjithë familja e tij nga diktatura “ka ende shumë enigma të pazbardhura”.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar