Përleshje deputetësh PDK dhe Vetëvendosje

Përleshje deputetësh PDK dhe Vetëvendosje
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Partisë Demokratike të Kosoëvs, janë rrahur pas seancës, kanë kofirmuar pë shqiptarja.com policët e sigurimit të Kuvendit.

Ata thanë që deputetët nga radhët e PDK-së Latif Gashi dhe Bekim Haxhiu janë përleshur në parkingun e Kuvendit të Kosovës me deputetët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimin dhe Florin Krasniqin.

Supozohet se deri te përleshja ka ardhur kur së pari Latif Gashi i PDK-së është përplasur verbalisht me Rexhep Selimin e Vetëvendosjes deri sa ky i fundit ishte duke dhënë intervistë për një nga mediat rreth akuzave për SHIK-un.


Vetëvendosja ka reaguar dhe shprehet se  e gjitha nisi nga PDK-ja dhe SHIK-u i Kryeministrit Hashim Thaçi.

“Sot, pa provokimin më të vogël, deputeti Latif Gashi është munduar ta kërcënojë deputetin Rexhep Selimi që të mos flasë për SHIK-un gjatë një prononcimi për media. Ndoshta përvoja e z. Gashi nga SHIK-u e bën të mendojë se ai mund t’i ndalë të tjerët të mos flasin, e bën të mendojë se mund t’i kërcënojë të tjerët. Z. Gashi duhet ta dijë se Lëvizja VETËVENDOSJE! është e vendosur në qëllimin e vet për të zbuluar të vërtetën, për të zbardhur krimet ndaj popullit të Kosovës, sepse populli i Kosovës meriton të dijë.”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.

Fatkeqësisht, provokimi i z. Gashi,sipas Vetëvendosje, dhe tentativa e tij për të ngulfatur fjalën e lirë të deputetëve, dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës, ka eskaluar në një përleshje fizike, për të cilën Lëvizja VETËVENDOSJE! shpreh keqardhje. “Në atë moment, në përleshjen fizike është përfshirë edhe agjenti tjetër i SHIK-ut në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili e ka përsëritur provokimin e Gashit”, thuhet në komunikatën Vetëvendosjes.

Video: http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=odhN6sIoXjo
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’