Përleshje e armatosur në qendër të Mitrovicës

Përleshje e armatosur në qendër të Mitrovicës
Fadil Gjosha (1973), dhe Qenan Fejza(1979) kanë pësuar lëndime të rënda trupore nga të shtënat me armë zjarri në një konflikt që ka ndodhur mbrëmë (03.Mars), rreth orës 23.10 minuta në qendër të Mitrovics. Lëndime të lehta ka pësuar edhe Afrim Shyti, polic. Mirëpo, derisa dy të parët janë transportuar në QKUK në Prishtinë, polici Afrim Shyti është liruar pas ndihmës së dhënë në qendrën mjeksore. Sipas dr.Vehbi Lekut kirurg kujdestar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, Gjosha dhe Fejza kanë pësuar lëndime të rënda trupore nga plumbat, andaj edhe janë transportuar në Qendrën e Klinikës Universitare të Kosovës. Të plagosurit që janë dërguar në QKUK të Prishtinës, janë jashtë rrezikut për jetë.

Në vendngjarje , menjëherë kanë dalur hetuesit për krime të rënda të Policisë Rajonale të Mitrovicës së bashku me prokurorin, por deri në këto momente nuk kanë dhënë hollësi për rrethanat apo motivet e kësaj ngjarjeje.

/rg/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën