Më shumë se 60 viktima janë shkaktuar nga përleshja e forcave të sigurisë turke dhe rebelve kurdë. Përplasja mes tyre ka ndodhur në jug-lindje të Turqisë përtej kufirit në Irakun verior.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe president i Turqisë Recep Tayyip Erdogan i cili pohoi se mbi 30 reberë kurdë janë vrarë gjatë një operacioni ushtarak ndërkufitar.
 
"Brenda natës ne kemi kryer një operacion ndërkufitar. Mbi 30 terroristë u vranë"- tha presidenti Rexhep Tajip Erdogan.
 
Më 25 shtator ushtria turke ka thënë se së paku 19 militantë të tjerë janë vrarë nga sulmet ajrore të avionëve turq në veri të Irakut.
 
Erdogan nënvizoi se prej muajit korrik në veri të Irakut janë vrarë rreth 2,000 rebelë ndërsa 150 ushtarë turq kanë humbur jetën gjatë këtyre përplasjeve.
 
Vetëm disa ditë më parë avionët luftarakë turq kanë goditur bazat e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).
 
Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)