Në prag të ndeshjes Roma - Lazio grupimet e dy tifozerive janë përleshur mes tyre duke shkaktuar kaos në ambjentet e jashtme te stadiumit 'Olimpico', por edhe në të gjithë qytetin e Romës.

Një tifoz ekstremist i ekipit të Lazio i pajisur me mjete të ftohta, thikë ka plagosur dy tifozë të ekipit të Romës.

Ambulanca ka dërguar me shpejtësi në spital të plagosurit që ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa policia vazhdon shpërndarjen e turmës me gaz lotsjellës që është mbledhur në pjesë të ndryshme të stadiumit.

Ndeshja derbi mes dy ekipeve do të zhvillohet në orën 20:45 dhe pritet që të jetë mjaft e fortë në fushë dhe stadium, ku policia është në gatishmëri të plotë.




d.b/shqiptarja.com