Përmbarimi i merr ARMO-s
katër depozita nafte

Përmbarimi i merr ARMO-s<br />katër depozita nafte
TIRANE - Shoqërisë së përpunimit të naftës ARMO, tashmë të shitur në dorën e dytë tek privati, i ka dalë pasuria tashmë në ankand. Shërbimi përmbarimor ZIG ka nxjerrë në ankand katër depozita të karburantit, në pronësi të ARMO-s, pasi kjo , me vendim gjyqi, ka rezultuar debitore ndaj shoqërisë tjetër tregtare “FIT-MEK-OIL”.

Depozitat rezultojnë me një kapacitet total prej më shumë se 2 milionë litrash. Pasuria në fjalë ishte lënë barrë siguruese nga debitori ARMO për të garantuar shlyerjen e plotë të detyrimit të huamarrësit në vlerën mbi një miliard lekë ose 7 milionë euro.

Tashmë kompania e përpunimit të naftës, që disponon dy rafineri, një në Fier dhe kryesoren në Ballsh, ka ndryshuar pronarin e mazhorancës, që më parë ishte Rezart Taçi, për ta kaluar paketën bazë aksionare tek një kompani e panjohur. Taçi ka rezultuar në borxhe të mëdha dhe kontrata që ai ka nënshkruar për shitjen përmbante edhe kushtin që të mos ishte i pranishëm për vite me rradhë në tregun shqiptar të hidrokarbureve.

Por, një gjë të tillë ai e ka siguruar me anë të njerëzve të rrethit të vet familjar. ARMO ndërkohë ka bashkëpronar edhe shtetin shqiptar, që ka pësuar humbje të ndjeshme nga menaxhimi i keq.

Faksimile e njoftimit të ankandit për shitjen e 4 depozitave të ARMO-s nga përmbarimi
(Në foto: Faksimile e njoftimit të ankandit për shitjen e 4 depozitave të ARMO-s nga përmbarimi)

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 11.09.2013
 
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë