TIRANE- Dhoma Tregtare e Përmbaruesve Gjyqësore Private ka zhilluar paraditen e sotme një konferencë në lidhje me ngjarjen e krijuar gjatë punës për lirimin e godinës ku prej vitesh funksiononte selia e PSD.
Përmbaruesit Privatë janë shprehur se do të paraqiten çdo ditë tek godina për të zbatuar vendimin e gjykatës, ndërsa kanë kërkuar mbështetjen e policisë.
“Çdo të premte në orarin zyrtar 8:00-16:00 do të ndërhyjmë për t’i kthyer pronën pronarit. Urojmë që policia të mos na pengojë por të na mbështesë sipas ligjit”, tha përmbaruesi Baftjar Nela.
Përplasjet dhe konfrontimet e krijuara mes punonjësve të Policisë së Shtetit dhe atyre të Policisë Private disa ditë më parë, çuan në arrestimin e 3 prej punonjësve privatë.
Dhoma e Përmbaruesve Privatë ka kërkuar marrjen e masave që veprime të tilla të mos përsëriten më, duke theksuar se zbatimi i vendimeve gjyqësore është themel i shtetit të së drejtës.
“Qiraja nuk paguhet që prej vitit 1991 dhe vendimi gjyqësor parashikon lirimin e këtyre ambienteve. Dhoma e Përmbaruesve Private dënon veprimet e ndodhura gjatë punës për lirimin e godinës ku ndodhet PSD, dhe kërkon të merren masat e nevojshme që veprime të tilla të mos ndodhin më në të ardhmen”, u shpreh përmbaruesi Baftjar Nela.
Ndërsa, përmbaruesi Alimadhi në fjalën e tij tha se “kjo që po bën Gjinushi është turp. Bëjmë thirrje që të lirojë objektin. Policia e shtetit duhet të na mbështesë. Do bëjmë një shkresë për mbështetje të gjitha institucioneve shqiptare dhe mekanizmave ndërkombëtare”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com