Përmbyset në Lezhë e
djathta fiton e majta
Në qarkun e Lezhës e majta e bashkuar ka përmbysur rezultatin e katër viteve më parë duke marrë epërinë e një deputeti. Kështu PS merr në këtë qark tre deputetë, LSI një deputet ndërkohë që PD ka marrë tre deputetë. Mes të cilëve dhe ish-deputetin e PS Kadeli.
TIRANE - E majta fiton në qarkun e Lezhës duke siguruar përfundimisht katër mandate deputeti. Qarku i Lezhës çon në Parlament gjithsej 7 mandate për deputet. Ndryshe nga zgjedhjet e vitit 2009, ku rezultatet kanë qenë në favor të koalicionit të djathtë, i cili ka patur 4 mandate kundrejt 3 mandateve të koalicionit të majtë, në zgjedhjet që sapo kanë përfundur ky qark ashtu si shumë qarqe të tjera ka sjellë një përmbysje të rezultatit të ndarjes së mandateve.
Koalicioni i majtë, pra Aleanca për Shqipërinë Europiane ka marrë 4 mandate dhe koalicioni i djathtë Aleanca për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim ka marrë vetëm 3 mandate. Surpriza në këtë qark është pikërisht partia Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila ka arritur që të marrë një mandat, kjo duke iu referuar të dhënave të nxjerra në bazë të llogaritjeve të numrit të votave dhe interpretimit të tyre në mandate.
E para që udhëheq LSI në këtë qark, i cili tashmë ka pësuar ndryshime rrënjësore në ndarjen e mandateve, është pikërisht bashkëshortja e kreut të kësaj partie, Monika Kryemadhi.
Ajo që vihet re është pikërisht në këtë qark për partinë që merr për herë të parë mandate këtu është se LSI ka arritur që të fitojë deri në zona të thella të këtij qarku. Ndëekohë që në koaliconin e majtë deputeti që mban sërish mandatin është Armando Prenga, ku me të cilin kanë fituar edhe kryesuesja e listës së PS, Mimi Kodheli dhe i treti në listën e PS, Arben Ndoka.
Ndërkohë që koalicioni i djathtë ka arritur të sigurojë 3 mandate, ku konkretisht kanë fituar mandatin Aldo Bumçi,Gjovalin Kadeli dhe Albina Deda. Kadeli, ish-deputeti i Partisë Socialiste arriti që të siguronte një vend të sigurt në listën e PD, çfarë ka bërë që të jetë sërish deputet në Parlamentin e ri të 2013. Në këtë qark, i cili përfshin 258 qendra votimi ku votojnë 159.207 votues. Edhe Fryma e Re Demokratike dhe Aleanca Kuq e Zi kanë marrë një numër të vogël votash.
QARKU LEZHË (7 MANDATE)PS 3 MANDATE1.Mimi Kodheli
2.Armando Prenga
3.Arben Ndoka
LSI: 1 MANDAT1.Monika Kryemadhi
PD 3 MANDATE1.Aldo Bumçi
2.Gjovalin Kadeli
3.Albina Deda
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 26.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.3%
-
Të gabuar
13.5%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 5255
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta në Beograd kundër Vuçiç, ministria e Brendshme serbe: Morën pjesë afro 29 mijë qytetarë
22 Dhjetor, 22:45
-
VIDEO/ Juventusi mposht 1-2 Monzën dhe rigjen fitoren pas katër barazimeve
22 Dhjetor, 22:42
-
Rrugorja intensifikon masat për parandalimin e aksidenteve, drejtori Qato apelon të respektohen rregullat gjatë fluksit të fundvitit
22 Dhjetor, 22:39
-
Tronditet Nju Jorku, burri djeg një grua në metro, ndërron jetë! Policia në kërkim të autorit
22 Dhjetor, 22:25
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
22 Dhjetor, 21:59
-
Trump: Dua të takoj Putinin sa më shpejt, edhe ai është dakord
22 Dhjetor, 21:52
-
VIDEO/ Çudira nga Kameruni, lojtarët marrin paratë në dorë para ndeshjes
22 Dhjetor, 21:27
-
Kryeministri sllovak Fico takon Putinin, në një vizitë të rrallë nga një udhëheqës i BE-së në Moskë
22 Dhjetor, 21:25
-
Serbi/ Protestuesit dhunojnë qytetarin që mbante flamurin e Bashkimit Europian (VIDEO)
22 Dhjetor, 21:18
-
VIDEO/ Dortmund fiton pas tre barazimeve dhe kap zonën evropiane
22 Dhjetor, 21:10
-
Pjesa e TRETË/ Tashmë dhe Tatimet në lëvizje për aferën 'Deco 2000' të familjarëve të Albana Vokshit
22 Dhjetor, 21:09
-
GOLAT/ Dortmund fiton 1-3 kundër Wolfsburg, Bochum merr fitoren e parë në Bundesligë
22 Dhjetor, 21:08