TIRANE - Reshjet e shiut të rëna gjatë natës kanë shkaktuar përmbytje edhe në disa shkolla të Tiranës. Shkolla 9-vjeçare “Sabaudin Gabrani” në Tiranë mëngjesin e sotëm është gjetur nën ujë. Oborri i shkollës dhe kati i parë i parë është mbushur me ujë. Përmbytja ka ardhur si shkak i bllokimit të pusetave të ujërave të zeza. Me qindra nxënës të kësaj shkolle kanë mbetur në trotuar për minuta të tëra, derisa shkolla ka njoftuar prindërit për ndërprerjen e mësimit.
Situata paraqitet kritike në këtë shkollë pasi ujërat e zeza janë perhapur në ambientet e shkollës, duke përbërë rrezik për epidemi.
Gjatë inspektimit të grupeve të emergjencës që hoqën ujin dhe pastruan shkollën, nënkryetarja e Bashkisë Nevila Xhindi u shpreh se tashmë gjithçka do të përqëndrohen në dezifektimin e ambjenteve.

(Në foto: Përmbytja e shokllave në Tiranë) Foto të tjera
Zjarrfikësja mbërriti në vendngjarje për të mundësuar thithjen e ujit.
Po kështu kamera e A1 Report është gjendur edhe në shkollen Hoteleri-Turizmit, ku mëngjesin e sotëm është gdhirë e përmbytur. Ka qenë e pamundur lëvizja e nxënësve nga konvikti i kesaj shkolle per për të ndjekur oret e para të mësimit. Kujdestaret thonë se përmbytjet janë të vazhdhueshme në këtë godinë e cila edhe pse është rikonstruktuar, pusetat nuk pastrohen duke sjellë kështu permbytje të ambienteve të konviktit.

Redaksia Online
(Shqiptara.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO