GRAMSH - Rreth 400 banorë të fshatit Trashovicë në Gramsh, rrezikojnë të izolohen, teksa ura që lidh këtë fshat me pjesën tjetër të zonës po shkon drejt degradimit. Situata është përkeqësuar si pasojë e reshjeve intensive të ditëve të fundit.

Ura është e vetmja rrugë lidhëse për këtë fshat, ndërsa prej vitesh ajo nuk njeh asnjë investim.

Ura është thuajse e pakalueshme, ndërsa banorët e fshatit i bëjnë apel instancave përkatëse të ndërhyjnë.

Uji ka pushtuar edhe tokat bujqësore si dhe disa banesa të këtij fshati.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)