KINE - Shirat e rrëmbyeshëm që vazhdojnë që prej ca ditëve në Kinë, kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në disa rajone të saj, ku si pasojë kanë humbur jetën 6 persona.
Zonat më të prekura janë disa qytete në pjesën jugore të vendit, veçanërisht në provincën Guangzhou ku dhjetëra mijëra banorë janë detyruar të largohen nga banesat e tyre.
Rrugët u mbushën me ujë ku u rregjistrua brenda 24 orëve 250 milimetra reshje shiu. Stuhitë e fuqishme dhe shirat e vazhdueshme kanë shkatërruar edhe mijëra hektarë tokë bujqësore në rrethinat përreth.
Shumë ekipe shpëtimi janë mobilizuar për të mbrojtur zonat më të goditura nga përmbytjet të cilat kanë bërë shumë rrugë të pakalueshme.
Agjencia e Mjedisit ka lëshuar disa paralajmërime të tjera pasi rreziku për përmbytje vazhdon ende.
Redaksia online
(l.ç/ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com