Përmbytjet,Balla thirrje Bashës:
Lëri ekspertët të bëjnë punën

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, iu është përgjigjur akuzave të PD për situatën e krijuar nga përmbytjet në Kaskadën e Drinit. Balla deklaron se falë menaxhimit profesional KESH mundi të shmangë në maksimum shkarkimet pa të ardhura, duke depozituar në Kosovë 26500 Mwh energji dhe shitur në tregun e parregulluar 58000 Mwh, duke i krijuar të ardhura kompanisë publike në vlerën 2.9 milionë euro.

Deputeti socialist i kërkon kreut të PD, Lulzim Basha, t’i lërë ekspertët të bëjnë punën e tyre, duke i thënë se ai nuk di të bëjë asgjë. Sipas tij, Saliu e Luli janë fat i mirë në opozitë për Shkodrën e Lezhën, por edhe për gjithë Shqipërinë.

"Të gjithë i panë dhe i dëgjuan të dhënat e Korporatës Elektroenergjetike për menaxhimin e kaskadës gjatë këtyre ditëve me reshje tejet intensive. Falë një menaxhimi profesional, u bë e mundur që në vetëm 4 ditë të rritej rezerva energjetike e vendit me 116 GWh dhe të ngrihej niveli i bazenit të HEC Fierzës me rreth 5 metra.

Paralelisht me këtë, përveç energjisë së tërhequr nga OST për shërbimet e balancimit dhe OSHEE për konsumin vendas, KESH mundi të shmangë në maksimum shkarkimet pa të ardhura, duke depozituar në Kosovë 26500 MWh energji dhe shitur në tregun e parregulluar 58000 Mwh, duke i krijuar të ardhura kompanisë publike në vlerën 2.9 milionë euro.

Mos harroni se kjo formë menaxhimi profesional ka 4 vite që ndodh, pa krijuar asnjë fenomen përmbytjesh në Qarqet e Shkodrës dhe Lezhës. Ky është menaxhimi i përgjegjshëm i kaskadës nga ekspertët. Kujtoni pak si e menaxhonin kaskadën ata të Republikës së Re, Saliu dhe Luli, që hapnin e mbyllnin portat e hidrocentraleve me telefon! Ata që dinë se 7 x 7 = 42 apo 36 + 49 = 95, nuk kanë patur menaxhim tjetër veçse të hapnin portat e të përmbysnin ç’të dilte përpara! Ai që paguan 1 milion dollarë në dëm të imazhit të Shqipërisë, nuk di të bëjë as një punë.

Prandaj Lulzim, eksperti duhet lënë të bëjë punën e ekspertit dhe politikani atë të politikanit. Ti Lulzim, për fat të keq, s’di të bësh asnjërën! Saliu dhe Luli në opozitë janë fat i mirë dhe për Shkodrën e Lezhën, e për gjithë Shqipërinë", deklaron Balla.

d.c./shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen