Kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha ka deklaruar se duhet shpallur sa më parë gjendja emergjencës, për shkak të përmbytjeve, sipas tij banorët e këtyre zonave janë në alarm të madh dhe po vajtojnë humbjet e jashtëzakonshme.
“Në emër të shumicës së qytetarëve i kërkoj Kryeministrit gjendjen e emergjencës,Përllogariten humbjet dhe të kompensohen të merren masat për evitimin e situatave të njëjta.”- tha Basha.
Më tej sipas Bashës, banorët në nevojë janë lënë në mëshirë të fatit.
“Ne si opozitë denoncojmë braktisjen e banorëve në vështirsi nga qeveria. Mungesën e një operacioni efikas për t’iu ardhur në ndihmë. Janë lënë në mëshirën e fatit për t’u strehuar. Kushdo që takon këta banorë kupton që një shpërfillje e këtij tipi nuk ka ndodhur në asnjë fatkeqësi natyrore. Përballë mijëra njerëzve që janë larguar nga banesat dhe atyre që kanë paguar skafistë privatë për t’u larguar.
Basha: Qeveria që ka lënë punën
Sipas Bashës si në rastin e përmbytjeve, po edhe me rastin e pilotit të drogës kemi mësuar një tjetër ves të qeverisë, siç është braktisja e punës.
Basha: Janë bërë të pabesueshëm, të hiqet dorë nga shpenzimet e luksit
“Fajin e ka opozita për përmbytjet, njerëzit nuk i besojnë këtë. Është bërë i pabesueshëm. Pse ke ulur buxhetin për bujqësinë dhe për hidrovorët Pse nuk shpallet gjendja e emergjencës, heshjta e tij flet, “thote s’ma ndjen” Të hiqet dorë nga shpenzimet e luksit dhe korrupsionit qeveritar.”- tha Basha.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO