Shirat e rënë gjatë natës në rrethin e Fierit kanë përmbytur jo vetëm shtëpi banimi, por edhe toka bujqësore. Uji ka hyrë në dhjetëra banesa në komunën Mbrostar, komunën Rreth dhe Libofshë Qendër. Shtëpitë janë përmbytur, ndërsa të tjera oborre janë të mbushura me ujë duke izoluar banorët. Këtë të fundit ankohen se shkaku i përmbytjeve është bllokimi i kanalizimeve. Po ashtu banorët nuk kanë as energji elektrike.
Për këtë situatë është mbledhur edhe Shtabi i Emergjencës për monitorimin dhe mbajtjen nën kontroll të çdo situate që do të paraqitet.

(Në foto: Fier dëmet e shkaktuara nga permbytja) Foto të tjera
Berat, përmbyten nga reshjet 50 ha tokë-sera
50 ha tokë-sera në fshatin Goriçan të komunës Kutalli në rrethin e Beratit, janë përmbytur gjatë natës së djeshme, si rezultat i rreshjeve të dendura të shiut dhe mosfunksionimit të kanaleve kulluese. Banorët e kësaj zonë janë gdhirë brenda këtyre serave për të hequr ujin me mjete rrethanore, duke u përpjekur të shpëtojnë prodhimin, me të cilin ushqehen familjet e këtij fshati. Ata janë ankuar disa herë në Drejtorinë e Bordit të Kullimit për pastrimin e kanaleve kulluese por askush nuk ka marrë masa, gjë që solli edhe këtë përmbytje, që për ta është e treta brenda 2-viteve të fundit.
Gjirokastër, dëmtime në akset rurale e nacionale
Reshjet e 24 orëve të fundit kanë krijuar mjaft problematikë në Qarkun e Gjirokastrës. Mjaft akse rurale e nacionale kanë pasur dëmtime. Ndërkohë edhe në akset e brendshme të qytetit të Gjirokastrës ka patur rrëshqitje masive të tokës. Materialet e shumta inerte janë depozituar në pjesën e poshtme të qytetit ku për shkak të bllokimit të pusetave janë përmbytur disa zona. Krahas përmbytjeve të disa bizneseve në pjesën e poshtme të qytetit një pjesë e dokumentacionit të shërbimit pyjor, është dëmtuar si pasojë e depërtimit të ujit ne mjediset e brendshme.
Në lidhje me situatën e pazakontë si pasojë e reshjeve të shumta është mbledhur edhe shtabi i emergjencave në Institucionin e Prefektit.
Kukës, shirat e rrëmbyer shkaktojnë dëme në rrugë e banesa
Në qarkun e Kukësit si pasojë reshjeve të dendura të shiut disa rrugë rurale janë bllokuar ndërsa rrëshqitja e dherave dhe gurëve ka qenë evidente. Nga moti i keq disa banesa kanë pësuar dëme materiale, por pa fatkeqësi njerëzore. Fshati Cernalevë, në komunën Shishtavec, është i bllokuar, aksi Dushaj - Lekbibaj në rrethin e Tropojës, ka probleme, ndërsa disa banorë në komunën Golaj të Hasit nuk furnizohen me energji. Kjo ka bërë që Shtabi i Emergjencave Civile të mblidhet në Prefekturë, dhe të analizojë situatën e krijuar duke kërkuar nga institucionet ndërhyrje të menjëhershme për hapjen e rrugëve dhe furnizim pa ndërprerje me energji elektrike.
Deri tani, në Kukës, Has e Tropojë nuk është shënuar asnjë rast emergjence shëndetësore për banorët, ndërkohë që ujëmbledhësat po mbahen nën kontroll pasi 3 prej tyre janë në gjendje të rënduar.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO