LEZHE - Situata e krijuar në Lezhë si pasojë e përmbytjeve ka sjellë në terren Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli. Gadishmëria dhe pergjigjia e forcave të ushtrisë për të përballuar situata emergjente si ajo që shoqëroi Qarkun e Lezhës një natë ka qenë e menjëhershme ka deklaruar ministrja e mbrojtjes. 

"Informacionin e fundit që kam nga komandati i batalionit të mbështetjes, Gjenerali Dogjani, ka probleme në Kolç, ka pasur probleme të shumta në Laç, ka probleme në rrethinat e Shkodrës. Pra jemi prezent me forcat tona në mbështetje drejtorisë së emergjencave, në mbështetje të bashkive dhe komunave, në mbështetje të prefekurës dhe të policisë." tha Kodheli

kodheli

Ministri Tahiri ka vlerësuar se kryesore është monitorimi dhe mbajtja nën kontroll e situatës për të shmanguar pasojat e rënda në njerëz sidomos në zonat e nxehta të këtij qarku. 

"Shtabi i emergjencës në këtë qark ka bërë një monitorim të kujdeshëm të të gjithë infrastrukturës së emergjencës, në zona specifike ka probleme të cilat mbeten për t'u adresuar. Policia e Shtetit është në gadishmëri të plotë, forcat speciale, infrastuktura spitalore po ashtu për të shmangur çdo pasojë, më së pari çdo pasojë fatale në jetë njerëzish." tha Tahiri

tahiri

Për përballimin e kësaj situate janë angazhuar rreth 300 forca Policie me 10 automjete, ku në ndihmë të policisë së Lezhës kanë ardhur edhe forcat e FNSH. Forcat e policisë janë shpërndarë në gjithë teritorin në bashkëpunim dhe me forcat e zjarrfikëses ku kanë bashkërenduar punën për tu ardhur në ndihmë banorëve të dëmtuar nga përmbytjet.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)