Ekipet e shpëtimit po punojnë për të shpëtuar qindra mijëra njerëz të bllokuar nga përmbytjet e shkaktuara në Indi dhe Pakistan gjatë javës që lamë pas. Provinca e Punjab, ku lumenjtë kanë dalë furishëm nga shtrati i tyre, është zona më e goditur në Pakistan.
 
Ndërsa në Indi, rreth 2500 fshatra janë të zhytura pjesërisht ose plotësisht nën ujë. Në një javë përmbytje në të dyja vendet raportohet të ketë të paktën 280 njerëz të vdekur.
 
Ndërkohë, ushtria dhe forcat ajrore kanë punuar edhe gjithë natës për të shpëtuar banorët e fshatrave të përmbytur. Helikopterë dhe aeroplanë po inspektojnë zonat ku forca e ujërave ka rrëzuar ndërtesa, ura dhe ndërprerë lidhjet e komunikimit.
 
Ndërkaq, ekziston frika se rrëshqitjet dhe përmbytjet mund të vijojnë me intensitet më të rëndë, pas reshjeve që parashikohet të bien gjatë kësaj jave.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)